Sqarime për aktivitetet e fshehta të CiA-s | FOKUS | DW | 05.12.2005
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

FOKUS

Sqarime për aktivitetet e fshehta të CiA-s

Në prag të vizitës së kondolisa Rajsit në Gjermani

Ministrja amerikane e Punëve të Jashtme, Rajs

Ministrja amerikane e Punëve të Jashtme, Rajs

Ministrja amerikane e punëve të jashtme, Kondolisa Rajs, erdhi dje (05.12.) në mbrëmje në Gjermani për një vizitë të shkurtër. Në takimet që ajo do të zhvillojë nesër (06.12.) me homologun e saj gjerman Frank Valter Shtajnmajer dhe kancelaren Angela Merkel, Rajs do të duhet të japë sqarim edhe për fluturimet e fshehta të avionëve të CIA-s si dhe rreth ekzistencës së burgjeve të fshehta në Evropë.

Stiven Hadlej, këshilltari i qeverisë së Bushit për çështjet e sigurisë kombëtare, ka premtuar se do të japë sqarime rreth fluturimeve të fshehta të CIA-s në Evropë. Por siç u shpreh ai më tej në një një intervistë me televizionin amerikan CNN, shumë sqarime nuk duhen pritur: "Në qoftë se ka patur aksione të tilla, nuk do të mund të flasim për to në publik. Në luftën kundër terrorizmit qeveria amerikane punon së bashku me vende të tjera," – thotë Hadlej. E aty respektohen disa rregulla. "Së pari kushtetuta e ShBa-ve, së dyti, sovraniteti i partnerëve dhe së treti, askush nuk do të transportohet nëpër botë, për t‘u torturuar."

Hadlej nuk ishte i gatshëm të bënte saktësime të mëtejshme. Fluturimet e fshehta të CIA-s dhe burgje të fshehta hetimi, asnjëra as tjetra nuk janë përgenjeshtruar, por as edhe konfirmuar nga këshilltari kombëtar për sigurinë. Megjithatë, Hadlej duhet të pranonte që ka raste që persona që dyshohen për terrorizëm transportohen nga njëri vend në tjetrin. Është një procedurë e zakonshme në luftën kundër terrorizmit, sqaron Hadlej:

"Gjëra të tilla ka patur edhe para sulmeve të 11.shtatorit 2001, para periudhës së kësaj qeverie dhe shumë vende të tjera e bëjnë."

Diçka, që shihej qartë, ishte përpjekja e këshilltarit të Bushit për t’i prezantuar udhëtimet e CIA-s si të ligjshme dhe për të cilat kanë qenë në dijeni edhe qeveritë e vendeve përkatëse. Nuk është rastësi që gazeta "Washington Post" të djelën (04.12.) do të raportonte me hollësi se qeveria federale gjermane që në maj të 2004-ës ka qenë në dijeni të kidnapimit të bërë gabimisht të një shtetasi gjerman nga ana e shërbimit të fshehtë ameriakn. Ambasadori ameriakan në Berlin Daniel Koats ishte ai që pat informuar ministrin federal Shili për këtë çështje, me lutjen që ky të heshtte. Në fund të vitit 2003 një gjerman me prejardhje nga Libani ishte kapur fillimisht në Maqedoni, qe transportuar në Afganistan dhe më vonë ishte lënë i lirë, në Shqipëri. Ai kishte qenë viktimë e një ngatërrese.

Pa dhënë hollësi të mëtejshme për këtë rast, këshilltari amerikan për çështje sigurie, Hadlej, e pranoi që në luftën agresive kundër terrorizmit nganjëherë bëhen edhe gabime. "Ka raste që njerzit shkojnë tepër larg," - tha Hadlej. Sipas tij, në raste të tillla ne bëjmë hetime, ngremë padi dhe i dënojmë fajtorët. Pastaj ndryshojmë rregullat dhe procedurat në mënyrë që t‘i shmangim në të ardhmen gabime të tilla. Se sa gabime janë bërë deri tani, këtë nuk ishte në gjendje ta thoshte këshilltari Hadlej.

  • Data 05.12.2005
  • Autor Martin Vagner, Uashington
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/AqhL
  • Data 05.12.2005
  • Autor Martin Vagner, Uashington
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/AqhL