Spiunazh për Izraelin? - FBI heton ndaj një nëpunësi të lartë në Pentagon | Bota | DW | 28.08.2004
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Spiunazh për Izraelin? - FBI heton ndaj një nëpunësi të lartë në Pentagon

Në ShBA sipas informacioneve të televizionit CBS po zbulohet një aferë spiunazhi. Sipas këtyre informacioneve, policia federale FBI ka rënë në gjurmët e një nëpunësi të lartë të ministrisë së mbrojtjes, i cili dyshohet të ketë influencuar politikën e qeverisë së ShBA në favor të Izraelit. Personi në fjalë dyshohet t´i ketë dorëzuar Izraelit nëpërmjet Iranit dokumenta sekrete të shtëpisë së bardhë.

Pentagon, selia e Ministrisë së Mbrojtjes së ShBA

Pentagon, selia e Ministrisë së Mbrojtjes së ShBA

Hetimet ende nuk kanë përfunduar, por rasti është serioz. Përfaqësues të ministrisë amerikane të drejtësisë ditën e premte konfirmuan, se policia federale FBI po heton kundër një nëpunësi të Pentagonit.

Ndaj nëpunësit dyshohet për spiunazh për shtetin e Izraelit dhe se i ka dorëzuar qeverisë në Tel-Aviv dokumenta sekrete. I dyshuari është një nga bashkëpunëtorët e Douglas Feith, një nga më të besuarit e ministrit të mbrojtjes Donald Rumsfeld. Feith është gjithashtu përgjegjës për politikën amerikane ndaj Irakut dhe Iranit, vënë në dukje dy nëpunës të ministrisë së drejtësisë, të cilët dëshirojnë të mbeten anonimë për shkak të hetimeve.

Televizioni CBS, e para medie që e publikon këtë lajm, njofton gjithashtu, se i dyshuari ka lidhje të ngushta edhe me zëvendësministrin e mbrojtjes Paul Wolfowitz, që konsiderohet si njëri prej aytre që e kanë preferuar me forcë luftën në Irak. Si rjedhojë në mënyrë indirekte Izraeli ka pasur shancin të involvohet paraprakisht në procesin e vendimmarrjes për luftën në Irak si dhe të influencojë rezultatin, njofton më tej televizioni CBS duke iu referuar qarqeve qeveritare.

Sipas informacioneve të televizionit CNN hetimet janë në fazën përfundimtare. Po sipas këtyre njoftimeve, mendohet, që nëpunësi i Pentagonit t´i ketë dorëzuar materialet sekrete nëpërmjet "Komitetit amerikano-izraelit për Çështjet Publike", shkurt AIPAC, grupi më i madh ky i lobit pro-izraelit në ShBA.

Si AIPAC ashtu edhe ambasada e Izraelit i hedhin poshtë në mënyrë kategorike akuzat për spiunazh. Një zëdhënës i ambasadës i quajti ato krejtësisht të gabuara dhe indinjuese. AIPAC publikoi një deklaratë me shkrim, në të cilën u siguron hetuesve bashkëpunim të plotë. "Ne si shtetas amerikanë e vlerësojmë me shumë seriozitet përgjegjësinë tonë", theksohet shprehimisht në këtë deklaratë, ku ndër të tjera nënvizohet: "Ne nuk do të toleronim as edhe një sekondë shkeljen e ligjeve të ShBA."

Në të kundërt autoritet e drejtësisë e konsiderojnë këtë si një rast të qartë ndaj të dyshuarit. Ndonëse akuza ende nuk është ngritur pritet arrestimi i shpejtë i tij, gjë që mund të ndodhë që javën e ardhëshme.

Izraeli është një nga aleatët më të ngushtë të ShBA. Megjithatë në të shkuarën ka pasur afera reciproke spiunazhi.

Në rast se dyshimet e fundit do të vërtetohen, kjo do të hapte një kapitull të ri që pas rastit të spiunazhit të vitit 1985. Asokohe ish-punonjësi i shërbimit sekret të ushtrisë amerikane, Jonathan Pollard, pat furnizuar Izraelin me dokumenta tepër sekrete. Arrestimi i tij i rëndoi shumë marrëdhëniet tradicionalisht të shkëlqyera mes Uashingtonit dhe Tel-Aviv-it.

Pollard u dënua në vitin 1987 për spiunazh me burgim të përjetshëm. Izraeli disa herë është përpjekur për lirimin e tij dhe i ka ofruar Pollard-it nënshtetësinë izraelite.

  • Data 28.08.2004
  • Autor Linda Staude
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArST
  • Data 28.08.2004
  • Autor Linda Staude
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArST
Reklamë