Spiranca e fundit per personat me Duldung – Komisioni i Rasteve te Jashtezakonshme – nga cikli i Dojçe Veles: ″Migracioni ne Gjermani″ (2) | Gjermania | DW | 07.02.2005
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Spiranca e fundit per personat me Duldung – Komisioni i Rasteve te Jashtezakonshme – nga cikli i Dojçe Veles: "Migracioni ne Gjermani" (2)

Rreth 200 mijë të huaj jetojnë në Gjermani prej disa vjetësh vetëm me një copë letër, që quhet Duldung. Afro 50 mijë prej tyre vijnë nga Kosova, e gati gjysma janë shqiptarë. Me hyrjen në fuqi të ligjit të migracionit, në fillim të këtij viti, disa prej tyre do të fitojnë lejen e qendrimit, por pjesa më e madhe, do të jetë e detyruar të paraqitet në Komisionin e Rasteve të Jashtëzakonshme. Ky instrument ka ekzistuar edhe më parë, por tani ai ankorohet me ligj. Anila Shuka tregon se si funksionon një instancë e tillë:

Te huaj ne Berlin - Fotografi simbolike

Te huaj ne Berlin - Fotografi simbolike

Bilali nga Libani po pret me padurim në një paradhomë të Shërbimit Jezuit të Refugajtëve në lagjen berlinase, Sharlotenburg. Që prej 14 vjetësh ai jeton në Gjermani me Duldung së bashku me prindërit dhe dy vëllezër të lindur në Gjermani. Libanezi 19 vjeçar ka dëshirë të fillojë një kurs kualifikimi për instalime gazi dhe uji. Por në qershor duhet të largohet nga Gjermania, ndërsa kursi fillon në tetor.

Bilali: "Ata janë të gatshëm, të më pranojnë, por nuk ma japin, vetëm se jam me Duldung. Ky duhet të rinovohet çdo gjashtë muaj, ndërsa kualifikimi zgjat më shumë. Një grua nga zyra e të rinjve më këshilloi të vij këtu. Më parë nuk e kam ditur që ekzistonte një komision i tille. Ata kanë peshë, më tha ajo."

Traudl Vorbrodt është njëra nga nëntë antaret e komisionit të rasteve të veçanta në Berlin. Që prej vitit 1990, 66 vjeçarja përfaqëson aty Këshilin e Refugjatëve dhe organizatën paqësore "Pax Christi". Cilat persona konsiderohen si raste të jashtëzakonshme? Për Dojçe Velen ajo thotë:

Vorbrodt: "Vetëm njerëz, që nuk kanë më leje qendrimi, që thonë, unë nuk mund të kthehem, sepse kam kaq kohë që jetoj, kam përfunduar shkollën, kam marrë një kualifikim, kam fillluar punën."

Në bisedën me Bilalin del në pah, që 19 vjeçari, ka qenë i dënuar me kondicion. Ky fakt i vështirëson negociatat me senatin e brendshëm, por nuk përbën shkak për ta përjashtuar të prekurin nga ky rregull, shpjegon Vorbrodt:

Vorbrodt: "Të prekurit tani kanë fatin e madh që përmes këtij rregulli, të fitojnë lejen e qendrimit, edhe kur kundër tyre flasin të gjitha ligjet. Ky është shansi i madh për ta, por kushti kryesor është pavarësia nga ndihma sociale."

Vorbrodt do ta parashtrojë rastin e Bilalit në njërën nga seancat e ardhshme të komisionit. Për ta pranuar në listën e rasteve të jashtëzakonshme, duhet që të japin miratimin të patkën dy e treta e anëtarëve. Këta janë përfaqësues të kishave dhe organizatave të refugjatëve dhe migrantëve. Vendimin përfundimtar për fatin e Bilalit e merr Senati i Berlinit. Michael Hampel, është përfaqesuesi i tij dhe lejohet të jetë i pranishëm si vëzhgues në seancat e komisionit. Hampel dhe Vorbrodt janë të mendimit, se tani do të ketë një sulm të madh në dyert e komisionit të jashtëzakonshëm. Pritet që në to të trokasin kryesisht një pjesë e mirë e afro 200.000 personave, që deri tani kanë pasur vetëm Duldung. Përjashtim këtu bëjnë të traumatizuarit nga Bosnja dhe Kosova, shpjegon Hampel:

Hampel:"Me ligjin e ri të migracionit është paraparë që të mos ketë më Duldung zinxhirë. Kush është me duldung për më shumë se 18 muaj, ka të drejtë, në bazë të § 25/5, të fitojë lejen e qendrimit. Ky nuk ka nevojë t‘i drejtohet komisionit të rasteve të veçanta. Lejen e qendrimit per të traumatizuarit nga Bosnja e kane marre ata që kanë filluar me trajtimin psikoterapeutik, para një janarit të vitit 2000. Kush ka filluar më vonë dhe atëherë mori vetëm një duldung, tani ka mundësinë të fitojë leje qendrimi. Për këtë nuk nevojitet Komisioni i Rasteve të Jashtëzakonshme. Kjo vlen për Bosnjaket dhe për Kosovarët."

Në 75% të rasteve të deritanishme, Senati i Berlinit ka marrë vendim pozitiv. Çdo vit kanë qenë mesatarisht 70 deri 80 vetë, që kanë pasur kështu mundësinë të fitojnë lejen e qendrimit. Numri i kërkesave, që kanë hyrë vetëm në Janar në Komisionin e Berlinit, ka arritur në 160. Komisioni i rasteve të Jashtëzakonshme punon me shpejtësi të dyfishtë. Sepse për shumë të huaj ai përbën spirancën e fundit të shpëtimit. Vetëm se jo për një kohë shumë të gjatë, shpreh keqardhjen Vorbrodt:

Vorbrodt: "Rregullorja është optimale por është e vlefshme deri në vitin 2009, gjë që nuk do të thotë që lejet e qendrimit që shpërndahen deri atëherë do te skadojne ne vitin 2009. Por ligji do te çfuqizohet."

Për fat të keq, jo të gjithë Landet në Gejrmani kanë ngritur një instancë të tillë. Bavaria për shembull, thotë që nuk e ka të nevojshme, pasi detyrën e Komisionit të Rasteve të jashtëzakonshme e bën fare mirë edhe Enti i peticioneve në Parlementin e Landeve, i deklaroi Dojçe Veles një zëdhënës i ministrisë së Punëve të Brendshme të Bavarisë. Kolegët Berlinit përfaqësojnë një mendim tjetër në këtë çështje.

Pas nje jave. Pjatalares me diplome? Kush perfundon studimet ne Gjermani, ka te drejte te qendroje nje vit per te kerkuar pune.

Pyetjet mund te na i dergoni ne adresen:
Deutsche Welle
Albanische Redaktion
53110 Bonn
Email:
shqip@dw-world.de
ose fax: 0049-0228-429-4690

  • Data 07.02.2005
  • Autor Anila Shuka, Berlin
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Ar4h
  • Data 07.02.2005
  • Autor Anila Shuka, Berlin
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Ar4h