Spirala e dhunës s′ka të ndalur | Evropa | DW | 06.02.2004
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Spirala e dhunës s'ka të ndalur

Lufta në Ceceni ka përfunduar. Tashti vazhdon faza e rindërtimit të vendit dhe kthimit të refugjatëve të ikur në Ingusheti. Të këtilla ishin deklaratat e qeveritarëve rus vetëm para pak ditësh. Por asgjë prej këtyre pohimeve nuk është e vërtetë. Sipas të gjitha gjasave një kamikaz ose kamikaze cecene të premten në mëngjes u hodh në ajër dhe së bashku në vdekje mori me dhjetëra qytetarë të tjerë. Ndërkohë që shumë i lartë është edhe numri i të plagosurve. Pas këtij sulmi kriminel, në Moskë mbretëron një pasiguri, më mirë thënë frikë. Kjo sepse të gjithë ata duhet të udhëtojnë me metro, me të cilin miliona njerëz në mëngjes shkojnë në punë. Ndonjë alternativë tjetër nuk ekziston, sepse rrugët janë të bllokuara, ndonëse janë jashtëzakonisht të gjëra. Kontrolle sigurie në hekurudhat ruse nuk ekzistojnë. Vetëm disa patrulla policie nëpër stacione, të cilët nuk mund të bëjnë shumë kundër terroristëve.

Kjo vlenë më së shumti për pushtetarët në Kremlin. E keqja duhet të pritet në rrënjë, në Ceceni. Përderisa një soldateskë dhunon gratë e këtij vendi, plackitë fshatrat e boshatisura, torturon luftëtarët cecenë ose ata të cilët i konsideron si luftëtarë, nuk do të ketë paqë, as në Ceceni dhe as në pjesët tjera të Rusisë.

Të ashtuquajturat "të vejat e zeza", pra gratë cecene të cilat kanë humbur burrat e tyre, do të vazhdojnë me përpjekjet për hakmarrje dhe do të vrasin rus të pafajshëm. Spirala e dhunës nuk ka të ndalur. Me fjalët martire të cilat presidenti rus i flet me kaq ëndje me siguri që problemi nuk do të zgjidhet.

Brenda disa javësh presidenti Vlladimir Putin do të rizgjedhet në këtë post. Për zgjedhje të vërteta nuk mund të bëhet fjalë, për shkaqe të shumta. Kundërkandidatët largohen nga skena, e madje disa prej tyre janë futur në burg. Në Rusi nuk ekziston liria e shtypit, sepse mediat elektronike pothuajse si në kohën e Bashkimit Sovjetik janë shdnërruar në një dorë të zgjatur të partisë në pushtet. Ngjarja e tmerrshme në metronë e Moskës do të duhej t'i hapte sytë Kremlinit, i cili kurrsesi nuk është në gjendje të vendosë sigurinë e plotë dhe të kujdeset për siguri dhe qetsi. Sulmet e ngjashme janë të mundura në cdo moment.

Vitet e kaluara kanë dëshmuar se qeveria ruse e vetme nuk është në gjendje të vendosë paqën në Ceceni. Metodat e tyre për përgjigje edhe më të dhunshme ndaj akteve terroriste, nuk funksionin. Ky është edhe shkaku kryesor i ndihmës së ofruar prej shteteve perëndimore për ndërmjetësim. Moska ka refuzuar përzierjen në punët e brendëshme. Kremlini po i bënë të gjitha për të pengur futjen në Kaukaz të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim Evropian dhe Këshillit të Evropës. Njeriu nuk duhet të jetë magjistar që të mund të parashikojë se është vetëm cështje kohe përsëritja e sulmeve të ngjashme dhe cuarja në vdekje e njerëzve të pafajshëm. Një zgjidhje e konfliktit nuk duket në horizont.
  • Data 06.02.2004
  • Autor Miodrag Soric
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArIV
  • Data 06.02.2004
  • Autor Miodrag Soric
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArIV