Spekullime për pasardhësin e Papës | Evropa | DW | 09.02.2005
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Spekullime për pasardhësin e Papës

Gjermani, Jozef Ratzinger, konsiderohet si pasardhës i mundshëm

Vatikan

Vatikan


Pas një jave qëndrimi në spital janë përhapur spekullime për mundësinë e doreheqjes së papës Gjon Pali i dytë. Sekretari i tij, kardinali, Angjelo Sodano, "numri dy" në shtetin kishtar, tha i pyetur për një largim vullnetar: "Këtë duhet t´ia lëmë ndërgjegjes së papës. Ai e di se çfarë duhet të bëjë." Në të njëjtën kohë mediat italiane njoftuan dje, se ligji kishtar e lejon terheqjen vullnetare të papës. Nderkohe në Vatikan po spekullohet për një pasardhës të tij.

Ai është një prej 24 burrave, që udhëheqin në Vatikan. Megjithatë deri tani kardinali Josef Ratzinger kurrë nuk është konsideruar si papabile, si dikush që mund të bëhet papë.
"Për shumë vite me rradhë kardinali Ratzinger është parë si një figurë shumë e rëndësishme në Vatikan, por edhe si shumë i polarizuar. Prandaj ai konsideruar si këshilltar, por jo si kandidat direkt." .. thotë biografi Marco Politi, një nga ekspertët kryesorë për Vatikanin në Romë. Por rezervat ndaj Ratzingerit kanë rënë, edhe kolegë përparimtarë të kardinalit e shohin mbrojtësin gjerman të besimit si kandidat të pranueshem. Jo sepse Ratzinger është larguar nga linja e tij konservatore. Ish peshkopi i Münihut dhe Freisingut vazhdon të jetë përfaqësuesi kryesor i krahut ortodoks në Vatikan. Megjithatë Ratzinger është pretendent i flaktë për pasardhës të papës Gjon Pali, sepse në Romë po binden gjithnjë e më shumë, se pontifeksi tjeter duhet të jetë një papë provizor.
Pas pontifikatit të gjatë të Vojtilës prej më shumë se një çerek shekulli mendimi sundues në Vatikan është se nuk mund t´i japësh kishës sërish një papë që të qeverisë me dhjetera vjet. Dhe për një pontifikat provizor thonë edhe kritikët e Ratzingerit 77 vjecari gjerman do të ishte më se i përshtatshëm. Ai gëzon respekt të madh në kurie, kaarkterizoeht nga besimi i forte dhe është pranuar në botë dhe si Gjon Pali mund të garantonte një pozicion të fortë të shtetit kishtar në politikën boterore.
Si njëri thotë ekperti Politi Ratzinger velresohet edhe nga kardinalet e tjere, që cilet nga ana teologjike përfaqësojnë pozcione të tjera. "Publikisht dihet se ai ka përfaqësuar gjithnjë kurs e forte të ortodoksise konservatore. Por si njëri ai shihet si dikush, që është i gatshem të dëgjojë dhe në të njëtjën kohë ka një besim të thellë dhe kulturë të thellë."
Kritikët kanë frikë, se Ratzinger si papë do të ishte vazhdim i pontifikatit të Vojtilës me mjete të tjera. Sepse si shef i kongregacionit të besimit kardinali gjerman vitet e shkuara ka aprovuar të gjitha vendimet nën Gjon Palin. Ratzinger është nder të tjera kunder martesës së prifterinjve, për linjen e ashper në çeshtjen e abortit dhe të perzervativëve si dhe kunder martesës brenda së njëjtës gjini. Por njohësi i Vatikanit nuk përjashton mundësinë që Ratzinger si papë të sillet ndryshe nga koha e kongregacionit të besimit dhe mundesisht të vërë akcente të reja.
"Asnjë pontifikat nuk është vazhdim i pontifikatit të mëparshem. Në mesjetë ka patur nganjëherë kandidatë pro monarkisë, që u bënë antimonarkiste. Sepse gjithçka ndryshon, kur dikush hipen në fronin e shen Pjetrit."
Zyra e Ratcingerit në Romë nuk pozicionohet për spekullimet për pasardhësin e papës, sepse çdo gjë tjetër do të ishte një shkelje e rëndë kunder etiketës së Vatikanit. Bavarezi Ratzinger do të ishte pontifexi i parë gjerman që prej 500 vjetesh. Hadriani VI në vitin 1523 ka qenë gjermani i fundit në fronin e shen Petrit."

  • Data 09.02.2005
  • Autor Jörg Seisselberg
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArFA
  • Data 09.02.2005
  • Autor Jörg Seisselberg
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArFA