SPD mund të jetojë me rezultatin ndërsa Unioni jo | Studimi në Gjermani | DW | 19.09.2006
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

SPD mund të jetojë me rezultatin ndërsa Unioni jo

Rezultati zgjedhor në zgjedhjet për parlament të landit të Berlinit dhe Mecklenburg-Vorpommern janë temë e komenteve të pasqyrës së shtypit gjerman

Azilkërkuesit jashtë! - Pllakatë e NDP në Mecklenbug-Vorpommern

Azilkërkuesit jashtë! - Pllakatë e NDP në Mecklenbug-Vorpommern

"Augsburger Allgemeine " shkruan se:

"... para së gjithash në lindje shfaqet erozioni rapid i partive të mëdha popullore. Personalitetet karizmatike si Klaus Wowereit munden t`ia dalin frenimit të disfatës. SPD ka përparësi strategjike, sepse është e hapur në të gjitha anët dhe mund të zgjedhë shume partnerë. Dritarja është e hapur edhe për hyrje në koalicion me FDP dhe të Gjelbërit. Ndërsa Unioni nuk i ka këto shance.

Zgjedhësit nuk duan më lojra strategjike, ata janë orientuar vetem nga një politikë që të bind. Besimi i qytetarëve në fuqinë e zhvillimit të partisë duket i vështirë, pafuqia e politikës duket qartë dhe rezignimi verëhet në sytë e qytetarëve, shkruan "Badische Neueste Nachrichten".

"Neue Westfälische" shkruan:

"... nëse Unioni dhe SPD nuk arrin të gjejë arrdhmëri të përbashkët për politikën e tyre dhe këtë nuk arritën ta bëjnë deri më tani, si mund të kenë sukses koalicionet e vogla? Në planin afatgjatë neonazistët nuk lejojnë që të luftohet me argumenta morale. Të pesë partitë e etabiluara në zgjedhjet e fundit në Berlin arritën t`i marrin vetem 44.3 përqind të votave të njerëzve me të drejtë vote.Të dy partitë, gjykuar sipas rezultatit zgjedhor përfaqësojnë vetem pakicën e qytetarëve gjermanë."

Gazeta "Recklinghüser Zeitung" tematizon ngritjen e të djathtës ekstreme, partisë NDP. Gjithnjë e më shumë mungojnë paratë për projekte kundër të djathtëve, përgjegjësia dhe faji i atribohen herë njërës e herë tjetrës palë dhe kështu humbet linja e madhe e drejtimit të vëzhgimit. Askush nuk duhet të presë që problemi i ekstremizmit të djathte mund të zgjidhet vetvetiu. Qeveria e Merkelit dhe e Münteferingut ka dështuar për dhënien e përgjigjes ndaj pyetjes se pse duhet të gëzojnë besimin e zgjedhësve në formë të një dhurate?

Gazeta "Frei Presse" shkruan:

Vështrimet prej kohësh janë drejtuar në bisedimet për koalicion. Të dy selitë e partive të mëdha në Berlin nuk tregohen aspak të lodhura në këtë pikë. Ata vazhdojnë gjithnjë të thonë se vendimet për krijimin e një qeverie qëndrojnë në duar të landeve, gjë që arsyetohet shumë pak prej zgjedhjeve të fundit. Partia socialdemokrate arriti të realizojë qëllimin e saj strategjik, të mënjanojë hyrjen në parlament të partisë së majtë në parlamentin e landit.

"Berliner Zeitung" shkruan:

Partia e majtë ka gërmuar në akull që ky qytet të ndryshojë në pesë vitet e fundit. Të dhënat në plan të pare duket sikur janën jësoj: popullsia po stagnon, papunësia vazhdon të mbetet në nivel të lartë dhe problemi i borxheve nuk është zgjidhur. Mirëpo qendra e Berlinit, pra qendra urbane, kreative dhe jodogmatike duket sikur e ka tejkaluar aktualisht krizën egzistenciale.

Ndërsa, sipas gazetes "Thüringener Allgemeine":

Angela Merkel pati nevojë që gjatë gjithë ditës të kërkojë një gjuhë adekuate. Diskutimi për kualitetin e udhëheqjes ka sjellë ushqim të ri. Në një parti, ku në krye janë me dhjetra meshkuj që mendojnë se do ta bënin punën më mirë se ajo, çdo zhgënjim paraqet lëndë eskplozive për intriga të reja. Në përgjithësi qeveria e koalicionit të madh do ta ketë më vështirë. Në një gjendje kur njeri partner gjendet i shtyrë drejt pasigurisë së përhershme mund të ndodhë që për tjetrin kjo të përdoret si përparësi kur të duhet të merren vendimet.

"General Anzeiger" e Bonnit shkruan:

Zgjedhjet janë rrallë vendime vetëm racionale, prej të cilave mund të nxirren konsekunca racionale. Dhe përvoja e zgjedhjeve në dy landet gjermane këto dy ditë dëshmoi se SPD mund të jetojë me rezultatin, ndërsa Unioni jo. Kjo do të ketë edhe konsekunca për qeverinë e koalicionit të përbashkët. Angela Merkel duhet te rishohë kursin e saj. Ajo duhet të forcoje profilin e partisë brenda Qeverise dhe të vetë qeverisë në përgjithësi. Hapat e vegjël, orientimet e paqarta, lëvizje zigzake nuk mjaftojnë për këtë koalicion që qeveris prej një viti.

  • Data 19.09.2006
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Arnr
  • Data 19.09.2006
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Arnr