SPD-ja me kryetar të ri | Gjermania | DW | 15.05.2006
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

SPD-ja me kryetar të ri

Kurt Bek zgjidhet kryetar i ri i Partisë Socialdemokrate në kongresin e jashtëzakonshëm të saj të mbajtur të djelën, më 14 maj në Berlin.

Nuk është ndarje - Bek dhe Placek

"Nuk është ndarje" - Bek dhe Placek

95 për qind, një rezultati i kënaqshëm ky për kryetarin e ri të SPD-së. Lehtësim për udhëheqjen e partisë, lule dhe urime në adresë të kryetarit të ri. Kurt Bek (Kurt Beck) e pranon detyrën që i ka ngarkuar partia: "Kush merr lule kaq të bukura, pranon me kënaqësi. "Po, të dashur shoqe dhe shokë, dua ta kryej detyrën së bashku me ju. Shumë faleminiderit për besimin!"

Në fjalimin e mbajtur disa çaste më parë, Bek pat thënë disa fjalë për të ngrohur shpirtrat socialdemorkatë: SPD-ja është parti e majtë popullore dhe ju mund të jeni krenarë për këtë dhe rrënjët e saj: "Liri, drejtësi, solidaritet, dhe pacifizëm. Këto mbeten tiparet tona dalluese. Ato vazhdojnë të jenë pikat tona orientuese."

Pika orientimi, që kryeminstri i Rajnland Pfalcit dëshiron t'i bëjë të qarta edhe në debatet me partneren e koalicionit në rang federate, Unionin Kristiandemokrat-Kristiansocial. Në të gjitha reformat që do të ndërmarrë qeveria e koalicioint të madh, qoftë në shëndetësi, tatime, arsim, drejtësia sociale duhet të jetë e pranishme. "Ka shumë elemente në marrëveshjen e koalicionit që mbajnë nënshkrimin tonë, kështu që nuk kemi pse të frikësohemi, që po na anashkalojnë të dashur shoqe dhe shokë!" – tha Bek duke prekur pikërisht nervin e delegatëve. "Ai nuk u mundua të zbukuronte, por i bëri partisë një analizë kritike, se ku duhet të përpiqemi gjatë viteve të ardhshme, për të përmirësuar gjendjen," – konkludon i kënaqur njëri prej tyre.

Një nga momentet më prekëse të kongresit ishte dalja e ish kryetarit të mëparshëm, Matias Placek, që muaj më parë kishte dhënë dorëheqjen për shkaqe shëndetësore. Placek qendroi vetëm 146 ditë në post, por gëzonte shumë simpati në bazë. "Dorëheqja ime nuk do të thotë ndarje," – siguroi kryeminsitri i Brandenburgut dhe premtoi, se do vazhdonte të ishte në krah të kryetarit të ri në përballimin e sfidave të koalicionit të madh.

  • Data 15.05.2006
  • Autor Monika Ditrih
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Ar0c
  • Data 15.05.2006
  • Autor Monika Ditrih
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Ar0c