1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Spanja për herë të parë kampione e botës në futboll

12 Korrik 2010

Pas fitores së Kampionatit Evropian Spanja fiton edhe Kampionatin Botëror. Kjo është hera e parë që një ekip evropian fiton titullin e kampionit jashtë territorit të Evropës.

https://p.dw.com/p/OGjA
Spanjollët festojnë fitoren
Spanjollët festojnë fitorenFotografi: AP

Kampionia e Evropës fitoi në ndeshjen finale me Holandën në kohën shtesë me rezultatin 1:0 dhe duke u bërë kështu ekipi i dytë në histori, i cili pas fitores së Kampionatit Evropian fiton edhe në Kampionatin Botëror. Më parë një sukses të tillë e ka shënuar Gjermania në vitet 1972 dhe 1974.

Südafrika Fußball Weltmeisterschaft Abschlussfeier 2010 Spanien Flash-Galerie
Fotografi: AP

Po ashtu është kjo hera e parë që një ekip evropian fiton titullin e kampionit jashtë territorit të Evropës. Golin e vetëm në stadiumin në Johanesburg të Afrikës së Jugut e shënoi Andres Iniesta, katër minuta para përfundimit të kohës shtesë.

"Nuk mund ta besoj, e pabesueshme. Kjo ndeshje na kushtoi shumë energji dhe nuk ishte aspak e lehtë. Por të fitosh titullin e kampionit të botës, është një gjë e jashtëzakonshme," - tha pas ndeshjes Iniesta.

Ceremonia e mbylljes së Kampionatit Botëror FIFA - 2010
Ceremonia e mbylljes së Kampionatit Botëror FIFA - 2010Fotografi: AP

Përpara zhvillimit të finales Afrika e Jugut u nda nga pjesëmarrësit dhe shikuesit e Kampionatit Botëror (FIFA - 2010) me një program plot me ngjyra dhe muzikë. Pika kulmore ishte ardhja në stadium i ish-presidentit Nelson Mendela.

Në ndeshjen finale ishin të pranishme edhe të dyja familjet mbretërore, nga Spanja dhe Holanda. Për holandezët kjo ishte humbja e tretë në finalen e kampionateve botërore, pas humbjeve në vitet 1974 dhe 1978.

Lojtari i kombëtares holandeze Nigel de Jong tha pas ndeshjes: "I dhamë të gjitha dhe u përpoqëm ta fitonim ndeshjen, por nuk ia dolëm, vendimi i arbitrit në minutat e fundit ishte i pabesueshëm, megjithatë kjo është pjesë e futbollit dhe tani ne duhet të mbajmë kokat lart dhe të shohim më tej."

Lojtari më i mirë i Kampionatit u shpall kapiteni i Uruguait, Diego Forlan. Ndërsa golashënuesi më i mirë gjermani, Thomas Müller

Autor: Bahri Cani
Redaktor: Pandeli Pani