Spahija: Ndihmat ekonomike do të ulnin tensionet ndëretnike në Mitrovicë | Politika | DW | 18.03.2004
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Politika

Spahija: Ndihmat ekonomike do të ulnin tensionet ndëretnike në Mitrovicë

Në bisedë më programin shqip të radios Dojçe Velle, kryebashkiaku i Mitrovicës flet për shkallëzimin e dhunës ndëretnike në qytetin e ndarë dhe rrugëdaljen nga situata e krijuar


I pyetur se si i vlerëson trazirat e fundit në qytetin e Mitrovicës, zoti Spahija tha:


Faruk Spahija: Kujtoj që ky bilanc tragjik që është sigurisht më i rëndi në kohën e pasluftës është pasojë e një mospune, mosangazhimi të mjaftueshëm të Unmikut që situata që ka qenë mjaft e qetë të shfrytëzohet për të vendosur pushtetin e plotë në tërë Kosovën pra edhe në hapësirat ku filluan konfliktet dhe kujtoj që është koha e fundit dhe duhet shfrytëzuar kjo situatë, natyrisht pas qetësimit të saj që të vendoset rendi në tërë haësirat e Kosovës në mënyrë që më asnjëherë mos të ketë mundësi që individë apo grupe të mëpërkëmbin Kosovën dhe përpjekjet e saj për të ecur përpara drejt një shoqërie civile".

Ndërkaq i pyetur se sa në këto ngjarje ndikon edhe moszhvillimi ekonomik, papunësia e madhe dhe pakënaqësia e përgjithshme e njerëzve, kryebashkiaku i Mitrovicës Faruk Spahija thekson:


Faruk Spahija:"Kujtoj që për tri vite sa udhëheqja legjitime ka provuar të qeveris Mitrovicën është siguruar një ambient vërtetë i shëndoshë dhe i qetë për të punuar në zgjidhjen e këtyre problemeve. Mirpo nuk kemi patur përkrahje sa duhet dhe të gjitha këto që përmendet e ngarkojnë situatën në Mitrovicë. Andaj qeveria e Kosovës gjithsesi duhet që një pjesë të potencialit të saj ta orientoj në zgjidhjen e këtyre problemeve sepse edhe etnikisht Mitrovica paraqet një trevë të ngarkuar me probleme andaj çështja e zhvillimit ekonomik do të lehtësonte shumë tensionet ndëretnike dhe do të kontribonte për një qetësi të qëndrueshme në Mitrovicë".

  • Data 18.03.2004
  • Autor Esat Ahmeti
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/AqvZ
  • Data 18.03.2004
  • Autor Esat Ahmeti
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/AqvZ