1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Soçi - qyteti i Lojërave Olimpike Dimërore 2014

5 Korrik 2007

Qyteti turistik Soçi në bredetin rus të Detit të Zi fiton garën ndaj Salzburgut në Austri dhe qytetit Pjong Çang në Korenë Jugore

https://p.dw.com/p/BClC
Pllakatë promocionale për lojrat olimpike dimërore në Soçi.Fotografi: AP

Komiteti Ndërkombëtare Olimpik ka vendosur që lojrat dimërore olimpike në vitin 2014 të zhvillohen në qytetin turistik Soçi në bredetin rus të Detit të Zi. Lajmin e bëri të ditur presidenti i Komitetit Olimpik, Jacques Rogge. Ky qytet që konkuronte me qytetin e Salzburgut në Austri dhe me qytetin Pjong Çang në Korenë Jugore, mori 51 vota, duke lënë pas me katër vota rivalin koreanojugor. Të pranishëm në takimin e Komitetit Olimpik të zhvilluar në Guatemala-City ishin presidenti i Rusisë Vladimir Putin, ai i Koresë së Jugut Roh Mo Hyuin dhe presidenti i Austrisë Heinz Fisher. Gjatë prezantimit të qytetit fitues Soçi, Putin premtoi se lojrat do të organizohen të sigurta, dhe ato do të jenë argëtuese dhe të paharrueshme. Presidenti rus, i cili ishte i angazhuar fort që Sotschi të fitonte garën me qytet e tjera, duke premtuar njëkohësisht edhe ndihma të mëdha finaciare u shpreh:

Russland Sotschi Winterolympiade 2014 Jubel in der Stadt
Mijëra banorë të Soçit brohorasin pas shpalljes së vendimit të IOC-sëFotografi: AP

"Miliona qytetarë të Rusisë janë të bashkuar në ëndrrën olipmike. Sportet dimërore janë shumë popullore në Rusi. Atletët tanë kanë korrur shumë suksese dhe kanë dhënë kontribute të mëdha në lëvizjen olimpike, por deri tani ne nuk e kemi pasur fatin që të organizonim lojërat olimpike dimërore. Përzgjedhja e Sotchit është zgjedhja më e mirë".

Kancelari austriak Alfred Gusenbauer u shpreh i zhgënjyer për mosmiratimin e kandidaturës së Salcburgut:

'Përgjegjësinë e mban Komiteti ndërkombëtar i Lojrave Olimpike, të cilit me sa duket i pëlqen t'i hyjë një rreziku të madh. Sipas mendimit tim më e mirë do të ishte një zgjedhje tjetër."