Sot përfundon takimi i nivelit të lartë të OKB-së | FOKUS | DW | 16.09.2005
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

FOKUS

Sot përfundon takimi i nivelit të lartë të OKB-së

Frika të bën verbër. Pse i kundërshtojnë SHBA reformat e thella në OKB?

OKB, Nju Jork

OKB, Nju Jork

Takimi i nivelit të lartë të OKB-së në Nju Jork duhet të bënte një bilanc të realizimit të qëllimeve të mijëvjecarit, për përgjysmimin e varfërisë e mbrojtjen e ambjentit; t'i përforconte këto qëllime. Por gjatë u duk se SHBA nuk donin t'ia dinin: ato paraqisnin kërkesa si në pazar, dhe donin t'i linin të dobëta sërish Kombet e Bashkuara. Të krijohet përshtypja se SHBA do të kishin preferuar ta zëvendësonin dokumentin e mileniumit me një dokument prej 3 faqesh të Ministrisë së Jashtme Amerikane.

Por e gjitha kjo tani është histori, bashkësia ndërkombëtare u mbrojt njëzëri. Ky takim i nivelit të lartë tregoi se synimet ambicioze të mijëvjecarit nuk do të ndryshohen, dhe ai që i mohon ato, izolon veten. Synimi, për të përgjysmuar në të gjithë botën varfërinë ekstreme dhe urinë deri në vitin 2015 nuk mund të largohet më nga axhenda ndërkombëtare.

Shtrohet pyetja vetëm, se cilat motive i shtyjnë neokonservatorët rreth presidentit Xhorxh Bush. Një psikiatër do t'i dëshmonte administratës së Bushit ndoshta humbje të sensit të realitetit, mbivlerësim i vetvetes dhe elemente të paranojës. Sepse ai që mohon varfërinë në botë, ku çdo ditë vdesin nga uria dhe sëmundjet mbi 30 mijë fëmijë, ai nuk mund të ketë më lidhje me realitetin. Ai që beson se mund t'i imponojë gjithë botës kuptimin amerikan të demokracisë dhe lirisë me buxhetin ushtarak prej 500 miliardë dollarësh dhe armët e precizionit, ai mund të vuajë vetëm nga mbivlerësimi i pamasë i vetes dhe duhet të ketë mendjen se mos del jashtë kufijve. Mendërisht dhe gjeopolitikisht.

Simptoma e tretë është me siguri edhe më subtilja: frika. Natyrisht, kampi neokonservator rreth presidentit Bush druhet nga multilateralizmi, siç tregohet në OKB, ai kërcënon pretendimin hegjemonist unilateral të SHBA. Kjo në një kohë kur shumë nga temat e diskutueshme, si reforma e OKB-së, përbërja e ardhshme e KS të OKB-së etj, do të kishin treguar se zgjidhjet janë të mundura vetëm në bashkëpunim me vendet në zhvillim. Dhe prej tyre varen sukseset edhe në luftë kundër urisë, lirisë dhe varfërisë.

Vendet në zhvillim janë treguar në deklaratën e Mileniumit të kënaqura për të marrë 0,7%, pra një pjesë shumë të vogël të të ardhurave të shteteve të pasura. Kjo është dicka vërtet modeste, sepse më lirë shtetet e pasura nuk mund ta shpëtojnë rendin e tyre botëror. Por SHBA nuk janë të gatshme ta pranojnë këtë dëshirë modeste dhe ta nënshkruajnë këtë vetëdetyrim. Ja që frika të bën të verbër.

  • Data 16.09.2005
  • Autor Koment/Rolf Wenkel
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Aqij
  • Data 16.09.2005
  • Autor Koment/Rolf Wenkel
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Aqij