1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Sot ne Shqiperi zhvillohen zgjedhjet per parlamentin e ri, rreth 450 vezhgues te huaj ndjekin procesin zgjedhor

3 Korrik 2005

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vlereson se procesi zgjedhor krahasuar me dy te meparshmit ka shume me pak probleme

https://p.dw.com/p/AqkA
Flamuri kombetar shqipetar
Flamuri kombetar shqipetar
Rreth 2.8 milion qytetare të Shqiperisë jane ftuar te votojne per 140 vendet e parlamentit të ri. Ne rreth 4700 qendrat e votimit ne te gjithe territorin e Republikes janë sot prezente 3500 vezhgues vendas dhe 450 te huaj, te cilet ndjekin nga afer si procesin hedhjes se votave ashtu dhe ate te numerimit.
Sot konkurojne 1230 kandidate nga 27 subjekte e koalacione elektorale, ndermjet tyre jane 11 kandidate te pavarur.
Ekipi i vezhguesve nderkomebtare ka njoftuar se do te jape raportin e pare publik per ecurine e procesit vetem diten e hene ne oren 16.00.
Presidenti i Republikes Alfred Moisiu ka votuar rreth ores 10:00 te paradites . Kreu i vendit ka ftuar gjithe zgjedhesit te votojne, sidomos te rinjte duke u shprehur se cdo tulle e vendosur sot nga ata, sherben per ndertesen e se ardhmes se tyre. Presidenti vleresoi se keto votime jane thelbesore per zhvillimin e procesit te integrimit te Shqiperise.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vlereson se procesi zgjedhor krahasuar me dy te meparshmit ka shume me pak probleme. Partite politke kanë bërë ankesa pranë Komisionit qëndror te zgjedhjeve dhe atyre komunale per parregullsi teknike te cilat po verifikohen nga vezhguesit vendas dhe te huaj.Policia ka ndaluar dy persona. Vezhguesit vendore kane denoncuar publikisht problemet qe po verehen ne disa zona zgjedhore. Sipas tyre shqetesim mbetet votimi pas asnje dokument, votimi ne familje, si dhe ushtrimi i te drejtes kushtetuese me teper se nje here nga te njejtet persona.Vezhguesit theksojne se keto probleme hasen kryesisht ne zonat rurale.