1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Soren Jesen Petersen viziton Bujanovcin

Jeton Ismaili30 Mars 2005

Kryeadministratori civil ndërkombëtar për Kosovën, Soren Jesen Petersen, ka kërkuar sot nga autoritetet serbe, që të jenë shumë të kujdesshme në deklaratat e tyre që kanë të bëjnë zhvillimet në Kosovë e sidomos me shprehjet e fundit që kanë të bëjnë me disa incidente.

https://p.dw.com/p/Aqu8
Kryeadministratori i Kosovës Soren Jesen Petersen
Kryeadministratori i Kosovës Soren Jesen PetersenFotografi: AP


"Liderët politikë në Beograd duhet të jenë shumë të kujdesshëm në deklarat e tyre dhe të mos prejudikojnë për rastet, para se të përfundojnë hetimet", tha Petersen, duke aluduar në incidentin e fundit që ndodhi me rrahjen brutale të një çifti bashkëshortor serb në Kosovë.

Këto komente shefi i UNMIK-ut i bërëi në një konferencë shtypi, në Bujanoc, pas vizitës që ia bëri dy kampeve të refugjatëve serbë dhe romë nga Kosova, në këtë qyetet:

"Erdha këtu sepse kthimi i personave të zhvendosur paraqet një çështje kyçe për përmbushjen e standardeve" tha Petersen. Ai theksoi se gjendja e sigurisë në Kosovë ka shënuar përparime të dukshme dhe se në këtë rast është i nevojshëm edhe angazhimi i autoriteteve serbe në Beograd që t'i bindin serbët për kthim në shtëpitë e tyre.

Kryeadministratori Petersen, tha se rifillimi i bisedimeve për çështjen e të zhdukurve dhe ato teknike, do të ndikojë në kthimin e refugjatëve dhe se në këtë aspekt premton ndihmën e faktorit ndërkombëtar. Nga ana tjetër, duke folur në konferencën e përbashkët për shtyp, shefi i sektorit për kthim në Qendrën Koordinuese serbe për Kosovën, Dragisha Dabetiq, ka theksuar se vetëm 3 për qind e refugjatëve janë të vendosur nëpër qendrat kolektive, ndërsa pjesa tjetër jeton në kushtë edhe më të vështira.

Shefi I UNMIK-ut, ka zhvilluar biseda edhe me prefektin e Bujanocit, Nagip Arifin, ku është diskutuar për personat e zhvendosur shqiptarë nga Lugina e Preshevës në Kosovë.

Vizita e sotme e kryeadministratorit për Kosovën, Soren Jesen Petersen, në Bujanoc, është përcjellë nën masa të rrepta sigurie.