1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Socialistët fitojnë në Spanjë

28 Prill 2019

Në zgjedhjet parlamentare në Spanjë, partia e kryeministrit, Pedro Sanchez, PSOE kryeson. Por sipas prognozave as kampi i majtë dhe as ai i djathtë nuk mund të krijojnë dot të vetme qeverinë.

https://p.dw.com/p/3HamO
Spanien Parlamentswahlen Ministerpräsident Pedro Sanchez
Fotografi: picture-alliance/abaca/D. Lamas

Partia Socialiste e Punës, PSOE e kryeministrit, Pedro Sanchez del partia më e fortë në zgjedhjet parlamentare në Spanjë, por nuk arrin të kapë shumicën absolute. Në bazë të njoftimeve paraprake nga televizioni RTVE dhe instituti studomor, Gad3, PSOE arriti vetëm 28,1% të votave. Sipas prognozave socialistët edhe bashkë me aleancën e majtë të Unidas Podemos nuk arrijnë të marrin shumicën absolute prej 350 vendesh. As kampi konservator i Partisë Popullore, partisë liberale, Cidadanos dhe partia ultranacionaliste, Vox nuk arrin të krijojë dot shumicën.

Spanien Madrid - Wahlplakate der sozialistischen Partei PSOE
Fotografi: DW/B. Riegert

Partia ekstremiste Vox, futet në parlament për herë të parë me rezultatin 12%.

Në këtë konstelacion rezultati, duket se rëndësi marrin partitë nacionaliste baske apo katalane, që mund ta ndihmojnë kampin e majtë me mandatet e tyre për të krijuar shumicën. Por grindja për përpjekjet për pavarësi të rajonit katalan, bëri që kryeministri Sanchez, si kreu i një qeverie minorance të mos e kalojë dot në parlament buxhetin, hap që solli zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

la/stu/ar (rtr, dpa)