1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Socialdemokratët gjermanë dhe kandidatura e Shtajnmajerit për kancelar

LA6 Shtator 2008

Gazeta "Lübecker Nachrichten" komenton kongresin e socialdemokratëve të dielën duke e parë atë në dritën e opinioneve të përhapura, se ministri i jashtëm gjerman, F.V. Shtajnmajer mund të zgjidhet kandidat për kancelar.

https://p.dw.com/p/FCh5
Shpëtimtari i socialdemokratëve? Ministri i jashtëm gjerman, ShtajnmajerFotografi: AP

"Lübecker Nachrichten"

"Autoriteti i mbledhur SPD-së nuk do të guxojë të shpallë që sot nga bregu idilik i Shilivsee-s Shtajnmajerin si kandidat për kancelar, dhe pa alternativë. Kaq guxim, kaq vetëbesim nuk ka kjo trupë, dhe kjo nuk është për t'u çuditur, kur kujton humbjen dramatike të mbështetjes së së zgjedhësve, pasigurinë e vetë anëtarëve të PSD, dhe të tatëpjetën e kuqe. Do të duhet më shumë se emërimi i një të ardhuri thinjosh, për një kohë të gjatë shef kabineti, për të dalë nga kjo gjendje, për të parë sikur vetëm një rreze dritë në horizontin politik."