Skefer: Për zgjidhjen e statusit nuk do të ketë nxitime por as shtyrje | Ballkani | DW | 02.04.2007
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Skefer: Për zgjidhjen e statusit nuk do të ketë nxitime por as shtyrje

Sekretari i përgjithshëm i NATO-os, Jaap de Hup Skeffer tha sot në Kosovë se aleanca mbështet propozimin për Kosovën të ndërmjetësit, Marti Ahtisari, mirëpo, sipas tij është KS-it, ai që do të vendosë për të ardhmen e Kosovës.

Jaap de Hoop Scheffer

Jaap de Hoop Scheffer

Sekretari i përgjithshëm i NATO-os Jaap De Hup Scheffer, tha në Prishtinë se aleanca veriatlantike e mbështet propozimin e ndërmjetçsit ndërkombëtar për zgjidhjen e statusit të Kosovës, mirëpo aleanca sipas tij, nuk merr vendime politike. Ai tha se është KS-it, ai që do të merr vendimin për të ardhmën e Kosovës dhe shpreson që rezoluta e re për Kosovën do të nxiret shumë shpejt në KS-it. Këto komente, Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jaap De Hup Schefer, i bëri gjatë një vizite në Kosovë i cili shoqërohej edhe nga 26 ambasadorët e vendeve anëtare të NATO-s. Forcat paqerujatëse dhe NATO-ja, janë në Kosovë në këtë fazë të rëndësishme të saj. Askush të mos ketë iluzione se dhuna dhe perdomi i dhunës i cfarëdo forme të jetë ajo, do të sjellë rezultate. Përkundrazi ajo do ta dëmtojë procesin. Tash ndërmjetësit ndërkombëtar e kanë fjalën kryesore dhe le të mbetet në duar të KS-it, përgjegjësia për Kosovën, tha Jaap de Huup Schefer. KS-it, ka 15 anëtar, pesë më status të përhershëm dhe 10 në sistemin rotativ jo anëtare të përhershme. Unë jam në anën që KS-it të nxjerrë një rezolutë të re për Kosovën në kohën e duhur. Unë them se nuk do të ketë nxitime në nxjerrjen e rezolutës por as nuk do të ketë shtyrje të panevojshme, të procesit tha Jap De Hup Schefer. Ndarja e Kosovës kurr nuk ka qenë opocion dhe nuk do të jetë opcion dhe dua tu them të gjith atyre që medojnë për ndarje të Kosovës së janë plotësisht gabim. Ndarja nuk do të tolerohet, tha Jap De Hup Schefer. Numri një i NATO-s, i shoqëruar nga 26 ambasadorët e vendeve anëtare të aleancës, vizituan Kosovën një ditë para se ndërmjetësi ndërkombëtar, Marti Ahtisari të raportojë për propozimin e tij në KS-it. Delegacioni i NATO-s, në Kosovë zhvilloi biseda për grupin negociator, krerët e forcave paqeruajtëse dhe ata të administartës ndërkombëtare, ndërsa, gjatë mbrëmjes do të realizojë një vizitë në pjesën veriore të Kosovës, ku do të takojë përfaqësuesit e komunittetit serb.
  • Data 02.04.2007
  • Autor Bekim Shehu
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArWx
  • Data 02.04.2007
  • Autor Bekim Shehu
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArWx
Reklamë