Skandali më i madh në këto 30 vjetët e fundit | Gjermania | DW | 31.01.2005
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Skandali më i madh në këto 30 vjetët e fundit

Bëhet fjalë për skandalin më të madh të futbollit në Gjermani në këto 30 vjetët e fundit. Një skandal që nuk i takon vetëm futbollit pasi që në pikëpyetje është vënë paanshmëria e gjyqtarëve në përgjithësi në sport. Një skandal poashtu që po i kushrtohet vëmendje edhe jashtë kufijve gjerman për faktin se në vitin e ardhshëm Gjermania është nikoqire e Kampionatit Botëror të futbollit 2006. Hansoeter Detmer komenton:

Gjyqtari, Robert Hojcer

Gjyqtari, Robert Hojcer


Edhe pse ende nuk dihen përmasat e aferës së gjyqtarëve në futbollin gjerman që tani është e sigurtë se mashtrimi dhe manipulimi i gjyqtarit berlinez Robert Hojzer është një katastrofë shumëdimensionale jo vetëm për futbollin gjerman por edhe për sportin në përgjithësi.

Në radhë të parë kjo do të thotë humbje e besimit në objektivitetin e neutralëve. Deri më tani thirrja "matrapaz", në rastet kur publiku nuk pajtohej me ndonjë vendim të gjyqtarit ishte një shpifje e ulët. Prej tash më nuk mund të flitet gjithnjë për shpifje të ulëta e gabime të paqëllimta.

Por cfarë do të ndodh me sportin nëse më askush nuk do të ishte i gatshëm që vullnetarisht të kujdeset për rregullat vetëm pse nuk do që të përballet me fyerje në fushën e lojës?. Me manipulimet e tij të rezultatave në futboll gjyqtari Robert Hojzer kërcënon sportin me futje në anarki. Nëse gjyqtari më nuk është faktor i besueshëm i rendit atëherë shumë lehtë mund të shkaktohet kaosi.

Njëkohësisht skandali është shume i dëmshëm për tregun e basteve sportive. Biznesi i deritanishëm i basteve në themel i sillte sportit shumë përparësi. Nga tatimet e larta shtetërore të basteve një shumë e madhe e të hollave derdhet sërish në arkat e sportit para së gjithash në të mirë të nxitjes së gjeneratave të reja dhe angazhimit social. Megjithatë tregu i basteve sportive, fal edhe globalizimit përmes internetit, ndërkohë ka dal shumë nga duart e kontrollit të shtetit dhe pjesa e kontrolluar nga qarqet kriminale në tregun e përgjithshëm po bëhet gjithnjë e më e madhe. Për manipulimet e tij gjyqtari Hojzer thuhet të ketë marrë 50 mijë euro. Por kjo shumë prapëseprapë mbetet imtësi në krahasim me 1,2 milionë eurot sa ka fituar mafia kroate e basteve nga rezultati i manipuluar i lojës. Pasojat e skandalit të basteve: numri i basteve do të bie dukshëm cka do të shkaktoj edhe pakësimin e tatimeve të tyre. Kështu sportit do t`i mungojnë shumë para për realizimin e projekteve të rëndësishme.

Skandali - Hojzer përfundimisht ka edhe një dimension politik. Gjermania po përgatitet për Kampionatin Botëror të Futbollit 2006. Stadiumet pothuajse janë bërë gati për këtë ngajrje të rëndësishme sportive. Megjithatë në rrafshin politik të përgatitjeve të kampionatit janë shkaktuat turbulenca. Vet kancelari Shrëder donte të shfrytëzonte këtë kampionat për një fushatë imazhi për Gjermaninë në botë. Por në javën e skandalit mund të konkludohet se: humbja e imazhit në botë tek miqët që pas një viti duan të jenë mysafirë në Gjermani është e tmerrshme.

  • Data 31.01.2005
  • Autor Hanspeter Detmer
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Ar4p
  • Data 31.01.2005
  • Autor Hanspeter Detmer
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Ar4p