1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Skandali i dopingut trondit Gjermaninë

Mimoza Cika Kelmendi25 Maj 2007

Qeveria gjermane propozon një ligj anti-doping. Pritet të merrem masa ndaj të gjithë përgjegjësve të këtij skandali në sportin gjerman

https://p.dw.com/p/AsIK
Erik Zabel und Rolf Aldag, duke dalë në konferencë shtypi në Bon
Erik Zabel und Rolf Aldag, duke dalë në konferencë shtypi në BonFotografi: AP


Pas skandalit të dopingut nga shumë çiklistë gjermane të grupit Deutsche Telekom, ministri i brendshem gjerman Volfganag Shojble ka kërkuar miratimin sa më shpejt të një ligji antidoping. "Më këtë ligj do të bëhet e mundur vendosja e dënimeve për ata që zotërojnë substanca të rrezikshme dhe që kanë mundësi më tepër të furnizojnë rrjetet mafioze në sportin e çiklizmit, tha Shojble.

Çiklisti i njohur gjerman Erik Zabel ka habitur të gjithë me deklartën e dhënë në një konferencë për shtyp se ka përdorur doping.
" E kam provuar, isha i ndërgjegjshëm se pa doping nuk mund të fitoja. Ishte vetëm një provë dhe më pas hoqa dorë, pasi fillova të ndjeja efekte anësore. Jam i gatshëm të paguaj pasojat e këtij xhesti", tha Zabel i përlotur para gazetarëve.

Ish presidentja e federates gjermane te ciklizmit Silvia Schenk, ka kërkuar shkarkimin e Rolf Aldagut, drejtor sporti i ekipit te telekomit gjerman, T-Mobil. Për gazetën "Stuttgarter Zeitung" ajo tha se një gënjeshtar si Aldag nuk mund të qëndrojë më në një pozicion drejtues. Ndërkohë priten shumë reagime dhe njëkohësiht një sërë masash për të gjitha ata që kanë gisht në këtë skandal të sportit gjerman.