Skandal me fotografitë nga Afganistani | Studimi në Gjermani | DW | 26.10.2006
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

Skandal me fotografitë nga Afganistani

Fotografitë e ushtarëve të Bundesverit, që pozojnë në Afganistan me kafka të vdekurish, kanë tronditur politikën në Gjermani. Kancelarja Angela Merkel i cilësoi këto fotografi si një akt i pështirë dhe deklaroi ashtu si edhe ministri i mbrojtjes një zbardhje deri në fund të rastit. Kjo ngjarje është në qendër të komenteve të shtypit të ditës

Gazeta Bild publikon fotografitë tronditëse

Gazeta Bild publikon fotografitë tronditëse

"Frankfurter Allgemeine Zeitung" shkruan:

"Politika gjermane e ka dënuar me vendosmëri pozimin e pështirë në një fotografi të disa ushtarëve të Bundesverit me kafka njerëzish në Afganistan, që janë bërë tashmë publike. Pavarësisht nga indinjata dhe shqetësimi kabineti qeveritar me të drejtë vendosi po brenda ditës zgjatjen e misionit anti-terrorit në Afganistan dhe paraqiti analizën e re për politikën e sigurisë. Në këtë mënyrë qeveria gjermane shprehu besimin e saj ndaj ushtrisë, që është e domodoshme edhe pas një rasti të tillë të veçuar. Njëkohësisht ky rast jep shkas edhe për t´u shqetësuar, se këto fotografi mund të shkaktojnë një tërmet në Afganistan dhe në vendet e tjera islamike. Nëse armiqtë e Perëndimit do t´i kushtojnë vëmendje kësaj, atëherë kjo ngjarje mund të jetë një rast i dytë si Abu Graibi në Irak."

"Në gazetën "Handelsblatt" që del në Dyseldorf lidhur me skandalin lexojmë:

"Natyrisht që mangësitë e politikës nuk shërbejnë kurrë dhe asnjëherë për të justifikuar përdhosjen e kafkave në Afganistan. Por politika duhet patjetër të involvohet në hetimin e shkaqeve. Nëse ish-ministri i mbrojtjes Peter Shtruk dikur thoshte, që ushtarët gjermanë s´mund të reagojnë kurrë si GI-t në Abu Graib, kjo tregon, se ai nuk e ka kuptuar se çfarë shkaktojnë misionet luftarake jashtë vendit. Eshtë e qartë: Abu Graibi ka një tjetër cilësi më të keqe, se sa rasti i bërë publik tani në Afganistan. Por më e keqja është pikërisht krahasimi."

Gazeta "Ostsee Zeitung" e Rostokut ka këtë pozicion:

"Të tilla veprime vandale, siç kanë ndodhur gjatë një patrulle në mëngjes herët në periferi të Kabulit, rrezikojnë sigurinë e jashtme të Republikës. Ato janë jo vetëm tradhëti ndaj vlerave themelore, që janë të rëndësishme për gjermanët, por njëkohësisht shkaktojnë indinjatë dhe urrejtje tek afganët apo diku tjetër, duke prishur imazhin e gjermanëve. Këto fotografi çojnë ujë në mullirin e terroristëve islamistë - shihni këtu! Këto gjëra sjell liria perëndimore me vete!"

"Süddeutsche Zeitung" tërheq vëmendjen:

"Nëse politikanët tani indinjohen për paudhësitë e ushtarëve gjermanë, kjo është e kuptueshme. Ato duhet të bëjnë gjithçka munden, për të parandaluar të tilla ngjarje. Por konfrontimi me misionet jashtë vendit të Bundesverit ende s´ka filluar; sepse Gjermania donte të ndihmojë. Por ne kemi rënë në luftë."

Një citat nga komenti i gazetës bulevardeske "Bild" që del në Hamburg:

"Përdhosja e kafkave në Afganistan qëndron is një re e zezë mbi Bundesverin. Si mund të ndodhë një barbari e tillë në radhët e një trupe që i nënshtrohet një disipline të kujdeshme? Ngjarjet në Kabul tregojnë, se në çfarë terreni delikat operon Bundesveri. Si ushtri e luftës së fothtë ajo ishte brenda vendit. Paturpësitë tek tuk mbeteshin çështje të brendshme. Sot ushtarët e Bundesverit ndodhen në mision që nga Kosova e deri në Lindjen e Mesme e në Afganistan. Gjithçka që nuk shkon si duhet atje merret vesh menjëherë duke u kthyer në ngjarje ndërkombëtare. Ndaj ushtria jonë, në të cilën kryejnë detyrën shumica e ushtarëve, sot duhet të përballet me kërkesat e veçanta ndaj personelit. Krahas vullnetit për misione dhe guximit duhet që ushtarët të kenë edhe karakter të qëndrueshëm. Vetëm ushtarë të tillë lejohen të ruajnë sovranitetin gjerman në botë. Për këtë ne i detyrohemi Bundesverit dhe prestigjit ndërkombëtar të Gjermanisë."

  • Data 26.10.2006
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArnI
  • Data 26.10.2006
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArnI