Situata në Kosovë nën kontroll | Ballkani | DW | 17.01.2007
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Situata në Kosovë nën kontroll

Udhëheqësit politikë kosovarë, thonë se procesi i zgjidhjes së statusit bartë rreziqe të ndryshme, mirëpo ata janë të bindur se situata e sigurisë do të jetë nën kontroll të organeve të rendit.

Prishtina

Prishtina

Njëri nga udhëheqësit e serbëve të Kosovës Oliver Ivanoviq, që udhëheqë me subjektin më të madh politik serb, ka deklaruar se në veriun e Kosovës veprojnë
afro 1000 ekstremistë pjestar të komunitetit serb. Ai ka thënë se ekstremistët në veri të Mitrovicës kanë ekzistuar që nga përfundimi i luftës, mirëpo numri i tyre është rritur kohët e fundit.

Kryeministri i Kosovës, Agim Çeku nga ana e tij thotë se, në veri të Kosovës ka më shumë ekstremistë sesa që thuhet, mirëpo ai është i bindur se situata e sigurisë do të jetë nën kontroll të plotë të organeve të rendit.


Zyrtarë të administratës ndërkombëtare, ndërkaq thonë se ata nuk kanë informacione për ekzistimin e grupeve paramilitare në veri të Kosovës sikundër nuk kanë kanë indikacione që situata e sigurisë mund të eskalojë. Sipas tyre forcat paqerujatëse patrullojnë në të gjitha rajonet e vendit ndërsa, porositin qytetarët që mos të kenë frikë. Krerët e forcave paqerujatëse thonë se, trupat e NATO-s janë në gjendje të përballen më cfarëdo situate që mund të paraqitet në këtë fazë të zgjidhjes së statusit. Ata thonë se KFOR-i gjithmonë mban ne nivel të lartë
gatishmërinë për të qenë në gjendje të intervenojë anembanë Kosovës brenda një kohe të shkurtër.

Në këtë fazë të zgjidhjes së statusit kanë ngritur shkallën e gatishmërisë, edhe policia e UNMIK-ut, dhe SHPK_së. Këto trupa së bashku dhe forcat paqeruajtëse, janë mekanizmat kryesore përgjegjëse për sigurinë në Kosovë. Ato bartin mbi vete barrën kryesore për tu përballur me sfidat eventuale të sigurisë gjatë përcaktimit të statusit. Krerët e forcave të rendit, kërkojnë bashkëpunimin e popullatës në mënyrë që siguria të jetë në nivelin e duhur ndërsa, kërkojnë nga ta që të jenë të vëmendshëm dhe jo destabilizues në këto momente të rëndësishme për Kosovën.


  • Data 17.01.2007
  • Autor Bekim Shehu
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArZa
  • Data 17.01.2007
  • Autor Bekim Shehu
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArZa
Reklamë