1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Situata nën kontroll - Mbi gjendjen në sistemin e shëndetësisë pas katastrofës së Gërdecit

Intervistën e zhvilloi Eliana Xhani 17 Mars 2008

Tragjedia e rëndë që ndodhi në depon e municionit në Gerdec të Vorës i vuri përpara një sprove të vështirë strukturat shëndetësore në Tiranë.

https://p.dw.com/p/DQJl
Klinika qëndrore, Tiranë
Klinika qëndrore, TiranëFotografi: DW

Strukturat e sistemit të shëndetësisë në Tiranë u gjendën përballë një situate me shumë të plagosur ndërkohë që në orët e para vlerësohej se numri i viktimave, të plagosurve dhe të lënduarve mund të rritej ndjeshëm. Në opinion u shpreh frika për mungesën e rezervave në gjak dhe medikamenteve të nevojshme për trajtimin e viktimave.

Por zv/ministri i shëndetësisë, Arben Ivanaj, thotë për Deutsche Welle-n se situata është plotësisht nën kontroll, të lënduarit po trajtohen në spitalet e kryeqytetit ndërkohë që ata në gjendje më të rëndë janë dërguar në Itali dhe Greqi.