Situata mes Rusisë dhe Gjeorgjisë mbetet e nderë | Bota | DW | 07.10.2006
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Situata mes Rusisë dhe Gjeorgjisë mbetet e nderë

Rusia ka kthyer mbrapsht të premten e kaluar shumë qytetarë gjeorgjianë, që jetonin në Rusi. Sipas burimeve zyrtare, këta njerëz ndodheshin në mënyrë ilegale në Rusi. Marrëdhëniet mes Rusisë dhe Gjeorgjisë vazhdojnë të jenë të ndera, që prej arrestimit të 4 oficerëve rusë në shtetin fqinj.

Rusët dëbohen nga Georgia

Rusët dëbohen nga Georgia

Në kryeqytetin gjeorgjian, Tiblis, u kthyen të premten në mbrëmje rreth 150 qytetarë gjeorgjianë nga Rusia. Ata u detyruan të kthehen në vendin e tyre nga qeveria ruse. Ministri i jashtëm gjeorgjian, Gela Beshuashvili u shpreh për mediat se ky akt ishte një formë e lehtë e "pastrimit etnik".

Gjithnjë e më shumë gjeorgjianë po i ndejnë pasojat e ndejkjes politike ruse gjatë ditëve të fundit. Zëvendësshefi i zyrës ruse për të huajt, Mihail Turkin, tha ndërkohë se Rusia nuk ka nevojë për punëtorë gjeorgjianë dhe se nuk do të jepen më leje qëndrimi për qytetarët gjeorgjianë.

Dhe kështu në Rusi ka filluar gjuetia: Përpara stacioneve hekurudhore dhe në vendet ku po ndërtohet, të gjithë ata që janë me lëkurë apo tipare të errëta, kotrollohen rreptësisht. Tregjet gjeorgjiane janë mbyllur, ashtu si kazinot dhe restorantet gjeorgjiane. Policia ka filluar aksione vëzhgimi dhe kontrolle në të gjithë vendin.

Ndërkohë të shtunën në mëngjes u dogj një konvikt rus për të huaj. 1 njeri humbi jetën, 4 të tjerë u plagosën.

Duket sikur askush nuk është më i sigurtë nga përndjekjet këto ditë në Rusi. Madje as skulptori dhe shefi i akademisë së arteve në Moskë Tsetereli apo autroi i njohur edhe në Gjermani Boris Akunin. Ndërkohë shumë drejtorë shkollash nuk kanë pranuar t´i binden urdhërave të milicisë ruse, sipas të cilave, duhet të përpilohet një listë me të gjithë ata emra nxënësish, që mund të tingëllojën si gjeorgjianë.

Presidenti Putin, i cili festoi të shtuën 54 vjetorin e lindjes dhe që në fillim të javës së ardhshme do të takohet në Dresden me kancelaren gjermane Merkel, siguroi të premten pasdite edhe mbështetjen e parlamentit rus, për fushatat që filloi kundër gjeogjianëve. Ndërkohë të gjitha rrugët lidhëse si edhe transferimet bankare me Gjeorgjinë, janë bllokuar.

Këto sanksione kanë pasoja të rënda për ekonominë gjeorgjiane, 20% të së cilës përbëhet nga transferimet e të hollave që dërgojnë emigrantët gjeorgjianë në shtëpi. Tani do të ndryshojë madje edhe ligji për të huajt.

P9or ndërkohë edhe presidenti rus e ka kuptuar se ka mobilizuar edhe forca nacionaliste e madje raciste, të cilat nuk mund të ndalohen më. Putin paralajmoëri mbi rrezikun që do të sillnin aksione ekstreme kundër gjeorgjianëve në vend.

Nga ana tjetër Putin i shkrujti ndër të tjera kryetarit të organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, OSBE, ministrit të jashtëm belg Karel de Gucht, se Gjeorgjia po sillet në mënyrë të papërgjegjshme dhe agresive.

  • Data 07.10.2006
  • Autor Horst Kläuser
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArKH
  • Data 07.10.2006
  • Autor Horst Kläuser
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArKH
Reklamë