Situata mbetet e rëndë në Pakistan | Bota | DW | 21.10.2005
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Situata mbetet e rëndë në Pakistan

Dy javë pas tërmetit të rëndë në Azinë Jugore, situata në zonën ku ndodhi kjo katastrofë vazhdon të jetë e rëndë. Zyrat përkatëse njoftojnë se deri tani ky tërmet ka shkaktuar 50.000 të vdekur. Ndërkohë sipas OKB-së mbi 70.000 njerëz janë plagosur rëndë dhe rreth 3 milionë të tjerë kanë mbetur pastrehë. Në disa fshatra në veri të Pakistanit ndodhen rreth 500.000 njerëz të izoluar nga çdo ndihmë.

Tani nuk bëhet më fjalë për të vdekurit. Tani bëhet fjalë për ata që e mbijetuan tërmetin e tmerrshëm që ndodhi në Pakistan, sepse nuk dihet dhe sa kohë do të mund të jetojnë ende. Qindra mijëra njerëz rrezikohen të vdesin nga uria apo i ftohti. Në disa rajone nevojiten të paktën 100.000 çadra, por këto çadra janë të shtrenjta dhe duhet të blihen në tregjet ndërkombëtare.

Organizatat humanitare janë ankuar me të drejtë se Perëndimi nuk ka donatuar sa duhet - sidomos Gjermania. Sepse kush do të mund të ndihmojë përveç vendeve të pasura të kësaj bote?

Sipas presidentit të vendit Perfez Musharraf, qeveria e tij i ka përdorur me kohë të gjitha fondet e saj për t´u ardhur në ndihmë viktimave që shkaktoi ky tërmet. Megjithatë shumë persona privatë nga Perëndimi kanë shfaqur një solidaritet të thellë me këtë vend duke sjellë ndihma dhe ekspertë në rajonet e shkatërruara nga tërmeti. Ndërkohë njerëzit kanë hapur shtëpitë dhe oborret e tyre për të pastrehët.

Sigurisht që njerëzit nga Perëndimi nuk mund të marrin në shtëpitë e tyre fëmijët pakistanezë, apo njerëz të moshuar e të sëmurë. Por ata mund të donatojnë të holla në shumë organizata ndërkombëtare që po punojnë tani në Pakistan.

Por vetëm donacionet, sado e lartë të jetë shuma e tyre, nuk do të mund ta ndreqin dëmin që ka shkaktuar ky tërmet. Në disa rajone si në malet e Kashmirit ka njerëz që ndodhen komplet të izoluar dhe e vetmja mënyrë për t´i ndihmuar ata është një urë ajrore, siç e propozoi edhe zyra e OKB-së. Por edhe një urë e tillë kushton shumë para. Aq shumë sa tani OKB-ja u ka bërë thirrje të gjitha shteteve perëndimore, që të ndihmojnë sa më shpejt dhe në mënyrë sa më efikase.

  • Data 21.10.2005
  • Autor Franz Bumeder
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArNf
  • Data 21.10.2005
  • Autor Franz Bumeder
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArNf
Reklamë