Situatë dramatike në Simbabve | Bota | DW | 08.12.2005
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Situatë dramatike në Simbabve

Gjashtë muaj pas shkatërrimit të lagjeve të të varfërve nga qeveria e Simbabves, mijëra njerëz janë ende pastrehë. Sipas kordinatorit të OKB-së Jan Egeland, me fillimin e shirave situata për njerëzit është bërë edhe më e vështirë.

Presidenti i Simbabves, Robert Mugabe

Presidenti i Simbabves, Robert Mugabe

Jeta bëhet çdo ditë më e vështirë në Simbabve. Sipas kordinatorit të OKB-së Jan Egeland, mesatarja e jetëgjatësisë së njerëzve në Simbabve do të bjerë nga 63 në 33 vjeç.

"Situata e Sidës është ekstreme. Çdo javë vdesin 3000 njerëz dhe ka mbi 1 milionë fëmijë që kanë mbetur pa prindër. Ndërkohë këtu luftojmë edhe për furnizimin me ushqime. Programi i OKB-së ushqen rreth 2 milionë njerëz dhe ky numër do të rritet në 4 milionë brenda pranverës së ardhshme" - shpjegon Egeland.

Presidenti Mugabe ktheu mbi 700.000 njerëz në të pastrehë me aksionin e tij të spastrimit të muajve të fundit. Argumenti i tij ishte se këto lagje ishin krijuar në mënyrë ilegale dhe ishin ktyher në qendrën e prostitucionit dhe tregut të zi. Por opozita në vend ka deklaruar se aksioni qeveritar ishte në fakt kundër saj, sepse shumica e opozitarëve jetonin në këto lagje. Ndërkohë Mugabe nuk pranon të bashkëpunojë me OKB-në për ndërtimin e disa kampeve për të pastrehët.

Organizata për të drejtat e njeriut Human Rights Watch i ka kritikuar organizatat e OKB-së se nuk po përpiqen si duhet për zgjidhjen e këtij problemi. Egeland ka pranuar ndërkohë se këto kritika janë pjesërisht të drejta:

"Ne nuk i kemi përdorur ende të gjitha mundësitë tona, sepse më parë duhet të respektojmë disa procedura ligjore. Shpesh herë është e vështirë të punosh në kushte të tilla. Eshtë e vërtetë se kemi kaluar shumë kohë nëpër takime boshe, në vend që t´u ndihmonim menjëherë njerëzve. Por mendoj se tani po bëjmë përparime dhe se do rë arrijmë diçka."

OKB-ja ka mbledhur së bashku me 40 organizata të tjera humanitare një fond prej 276 milionë dollarësh, të cilat do përdoren për ushqime, ilaçe dhe programe për luftimin e sidës. Por opinioni publik ka shprehur ndërkohë shqetësimin se ky fond, i cili është miratuar nga presidenti Mugabe, do të përdoret për të plotësuar kërkesat e Mugabes dhe jo për të ndihmuar të pastrehët në Simbabve.

Kordinatori i OKB-së Egeland: "Ne ndihmojmë aty ku njerëzit kanë nevojë. Ne duhet t´u vimë në ndihmë atyre që kanë mbetur pa shtëpi, pa ushqime dhe që vuajnë nga sida. Kështu veprojmë në çdo vend të botës, që ka nevojë për ndihmë, pa pasur parasysh situatën qeveritare."

  • Data 08.12.2005
  • Autor Dagmar Vitek
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArN1
  • Data 08.12.2005
  • Autor Dagmar Vitek
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArN1
Reklamë