Sistemi i raketave dhe Lindja e Mesme | Bota | DW | 20.03.2007
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Sistemi i raketave dhe Lindja e Mesme

Ministri i jashtëm Steinmeier për bisedime në Uashington

Walter Steinmeier takon Condoleeza Rice në Washington

Walter Steinmeier takon Condoleeza Rice në Washington

Në Uashington ministrja e jashtme e SHBA Condoleezza rice priti dje të ftuarit nga Evropa. Bisedimet me ministrin e jashtëm të Gjermanisë Frank Walter Steinmeier, komisioneren për çështjet e jashtme të BE-së, Benita Ferrero-Waldner dhe kryediplomatin e BE-së Javier Solana i shërbyen përgatitjes së samitit të BE dhe SHBA, i cili do të mbahet me 30 prill në Uashington.

Përveç kesaj BE dhe SHBA ranë dakord për forcimin e bashkëpunimit në zhvillimin e teknologjive ekologjike. Paradite të katërt zhvilluan një konferencë telefonike edhe me një përfaqësues të Rusisë lidhur me qëndrimin e mëtejshëm në Lindjen e Mesme. Të katër partnerët në bisedime demonstruan unitet. Atmosfera ishte e mirë, pohuan të gjithë.

Tani do të takohen më shpesh dhe në parim në shumë pika janë të një mendimi, theksoi ministrja e jashtme e SHBA, Condoleezza Rice. Sistemi për mbrojtjen prej raketave i planifikuar të vendoset në Evropë shkakton irritacione në Gjermani, por në Uashington të dyja palët u përpoqën për çtensionim. SHBA planifikojnë që të stacionojnë dhjetë raketa mbrojtesë, që mund të prisnin sulmet e mundshme nga Irani. Me stacionimin e ketyre raketave në rradhë të parë Rusia e sheh veten të kërcënuar në fqinjësi. Edhe politikanët gjermanë i kanë kritikuar SHBA. Steinmeier tha në Uashington.

"Nevoja amerikane për t´u mbrojtur nga raketa të tilla me rreze të gjatë veprimi, jo vetëm që është legjitime, por ne duhet ta respektojmë atë. Për një tjetër pikë ka mirëkuptim edhe pala amerikane. Nëqoftëse ky sistem zgjerohet në Evropë, sigurisht që në Evropë për këtë do të ketë diskutime. Sidomos ne si presidenca e rradhës kemi një interes të vetëkuptueshëm që pozicionet evropiane të mbeten të përafërta, pra të mbulojnë mundësisht njëra-tjetrën."

Condoleezza Rice theksoi, se SHBA flasin me Rusinë që në pranvere për këtë temë dhe se raketat nuk drejtohen kundër Rusisë. Lufta e ftohtë ka kaluar, tha ajo, por:
"Ne jetojmë në një botë, ku duhet të ballafaqohemi me kërcënime të vogla nuklelare, me sulme të vogla të mundshme të raketave, përshembull nga Irani. Dhe në këtë botë një sistem mbrojtës, që i bën të padëmshme kërcënime të tilla, është një faktor stabilizues dhe jo destabilizues."

Për qëndrimin ndaj qeverisë palestineze kuarteti për Lindjen e Mesme do të vazhdojë diskutimet. Ministri i jashtëm Steinmeier tha: "Sigurisht që tani jemi në një fazë pas krijimit të qeverisë së unitetit kombëtar, në të cilën vëzhgojmë me vëmendje. Ne nuk vëzhgojmë vetëm se çfarë deklaratash nxjerr qeveria, por edhe vendimet e veprat e para të kësaj qeverie të re. Natyrisht që kjo do të ndikojë në gatishmërinë tonë evropiane, për të bashkëpunuar me këtë qeveri të re."

Kuarteti i Lindjes së Mesme këmbëngul në kërkesat e njohura, siç pohoi Condoleezza Rice:"Nuk mund të ketë marrëveshje paqeje dhe proces paqeje, nqs një palë nuk e njeh të drejtën e ekzistencës së palës tjetër, nuk heq dorë nga dhuna."

Komisionerja e jashtme e BE-së Benita Ferrero-Waldner tha se para disa javësh ka takuar disa nga burrat, që tani ndodhen në qeveri, ndër ta edhe ministrin e jashtëm aktual palestinez dhe të gjithë kishin bërë të qartë, se pranojnë parimet e kuartetit. Ky është një shans i madh. Deri sa të jetë marrë vendimi, tha komisionerja, do të shtyhen për tre muaj ndihmat për palestinet, në të njëjtën formë si deri tani.

"Këtu përfshihet uji dhe karburanti dhe ndihmat sociale për më të varfërit e të varfërve, që janë shumë, shumë esenciale dhe që kanë ndihmuar për mbijetesen e popullsisë së varfër."

  • Data 20.03.2007
  • Autor Kristina Bergman
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArJ9
  • Data 20.03.2007
  • Autor Kristina Bergman
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArJ9
Reklamë