Sistemi gjerman i arsimit- me notë të dobët | Politika | DW | 24.02.2006
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Politika

Sistemi gjerman i arsimit- me notë të dobët

I dërguari i posaçëm i Kombeve të Bashkuara kontrollon situatën e shanseve të barabarta në shkollat gjermane

Një nxënëse gjermane dhe një turk duke mësuar

Një nxënëse gjermane dhe një turk duke mësuar

Ashtu siç ishte pritur eksperti i Kombeve të Bashkuara për çështje të arsimit i hodhi benzinë zjarrit të debatit, që ka shpërthyer që nga tronditja e krijuar pas publikimit të studimit të quajtur "Piza". Atëbotë testi ndërkombëtar, tregoi se në asnjë vend tjetër të zhvilluar industrialisht nuk ndodh si në Gjermani, pra që suksesi në arsim të varet aq shumë nga shkalla sociale e familjeve. Nxënësit gjermanë në këtë testim morën notën më të keqe, gjashtë. Edhe sot vazhdon të mungojë barazia në shanse.

Kjo paraqet për vendin një dëftesë të varfërisë ndërsa për ekonominë kombëtare një shenjë të keqe. Shtrohet pyetja a po i cënon Gjermania në këtë drejtim të drejtat e njeriut? Natyrisht që jo. Në Gjermani janë të plotësuara të drejtat themelore në sferën e arsimit, kërkesë që rrjedh nga detyrimet për ruajtjen e të drejtave të njeriut. Nuk ka dyshim, se në Gjermani ka pasur vendime të gabuara, mirëpo askush nuk ka mundur të thotë, se ka pasur cënime të të drejtave të njeriut në lëminë e arsimit në vendin, ku detyrimi për të shkuar në shkolle ekziston që nga koha e reformacionit.

Pavarësisht nga këto, vendi po bën pak pë fëmijët e të gjitha shtresave sociale në krijimin e kushteve, për të poseduar potencialin optimal. Kjo bëhet e rëndësishme tani pesë vite pas vërejtjes që erdhi nga studimi ndërkombëtar në fushën e arsimit, i njohur si Piza.

Që para vizites së raportuesit special të Kombeve të bashkuara për çështje të arsimit, Vernor Munoz, ekspertët gjermanë kanë kritikuar faktin, që sipas tyre është e pamundur që brenda dhjete ditëve të arrihet një përshkrim përmbledhes për situatën shumë komplekse të sistemit arsimor në Gjermani.

Edhe më e vështirë sipas tyre është të vihet deri tek të dhënat që dalin nga analiza shkencore. Nga e githa kjo shtrohet pyetja: A është Gjermania në të njëjtën shkallë me vendet në zhvillim në fushën e arsimit? Kështu ka pyetur një kolumnist gjerman. Me siguri, jo.

Për fat të mirë politikanët përgjegjës të arsimit në Gjermani, që nga publikimi i analizës krahasuese ndërkombëtare të njohur si Piza kanë pranuar edhe tërheqjen e konsekuencave. Kështu pra një nga mësimet e para është që gjuhët duhet të mesohen me herët se sa është praktikuar deri tani tek nxënësit me origjinë jogjermane dhe shkollat fillore duhet të përfocohen me shume finaciarisht. A ishte vizita e ekspertit të Kombeve të Bashkaura për çështje të arsimit në Gjermani vërtetë e tepërt?

Jo në asnjë mënyrë. Arsimi është çelësi i integrimit të fëmijëve me origjine jo gjermane në Gjermani. Debati rreth çështjes se çfarë duhet të bëjë shoqëria për të mos humbur shanset, nuk mund të dëmtojë vendin. Ajo vetëm mund të ofrojë shansën e ballafaqimit më të madh me defiçitet e përmendura edhe në studimin Piza.

  • Data 24.02.2006
  • Autor Verica Spasovska
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Aqqr
  • Data 24.02.2006
  • Autor Verica Spasovska
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Aqqr