1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Sistemi bazohet në parimin e futjes së frikës

22 Janar 2010

Shtypi gjerman i ditës komenton incidentin e ndodhur së fundi në aroportin e Mynihut, kur një laptop pasagjeri shkaktoi alarm në sistemin e paralajmërimit dhe ai vetë u zhduk pa lënë gjurmë.

https://p.dw.com/p/LdZR
Aeroporti i Mynihut, pas bllokimit të fluturimeve.
Aeroporti i Mynihut, pas bllokimit të fluturimeve.Fotografi: picture alliance / dpa

"Wetzlarer Neue Zeitung" shkruan:

I panjohuri i madh me kompjutër portabël u ka shkaktuar vështirësi mijëra udhëtarëve në aeroportin e Mynihut. Por incidenti ka edhe anën e tij të mirë. Ai tërheq vëmendjen ndaj një pikë tjetër e dobët në sistemit të sigurisë, e cila anashkalohet. Punën më të rëndësishme të kontrollit të personave dhe të bagazhit shumë aeroporte gjermane e bëjnë me fuqi të lirë pune, që punësohen me rroga minimale me 7,50 deri 11 euro në orë. Këto shifra i publikoi dje sindikata e policisë. Për kaq pak para nuk mund të presë askush personel me përgatitje të mirë

Frankfurter Allgemeine Zeitung:

Sistemi bazohet në të vërtetë në parimin e futjes së frikës. Ai që përpiqet t'ia hedhë kontrollorëve dhe aparaturave për të futur në bord gjëra të palejueshme, nuk rrezikon vetëm që të mbetet në tokë. Rrezikohet edhe të dënohet, nqs prej veprimit tö tij ndizet alarmi. Terroristët vetëvrasës megjithatë nuk tremben nga dënimet, por nga prania e rrezikut për t'u zbuluar. Aq më keq për sistemin, nqs edhe masat nuk bëjnë efektin e tyre. Në fakt duket sikur njeriu i nxituar në Mynih ka patur ngut për arsye të parrezikshme, por fakti që ai ka ikur të josh ta provosh edhe për arsye kriminale.....

Lübecker Nachrichten:

Siguri absolute nuk do të ketë. Jo përderisa janë njerëz ato, që bëjnë gabime dhe kjo është gjë, që ndodh. Scanerat mund të rrisin sigurinë, por nuk mund të zbulojnë gjithçka. Kontrollet janë të mira për të futur frikën. Por kush do siguri absolute, duhet të fusë pasagjerët në tomografi kompjuterike. Apo t'i lërë të shkojnë të zhveshur deri te avioni, sigurisht pa bagazh. Me këtë nuk do të jetë dakord askush, jo vetëm për shkak të temperaturave, që janë momentalisht.

Autor: Angelina Verbica / dpa

Redaktoi: Aida Cama