1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Siria pranon planin ndërkombëtar?

28 Mars 2012

A thua regjimi i presidenti sirian Bashar al-Assad ka vendosur të lëshojë pe? Kështu konkludim mund të nxierret pas deklaratave të fundit të të dërguarit të OKB Kofi Annan në Pekin.

https://p.dw.com/p/14THp
Skepticizëm ndërkombëtar për pranimin e planit nga Siria
Skepticizëm ndërkombëtar për pranimin e planit nga SiriaFotografi: AP

Të martën para dite njoftohej nga Damasku për luftime dhe të vrarë. Ndërsa disa orë më vonë erdhi një lajm befasues nga Pekini. Presidenti i Sirisë Assad ka pranuar planin e të dërguarit të posaçëm të OKB Kofi Annan. Këtë bërë të ditur një zëdhënës i OKB-së.

Kofi Annan, i cili në këtë monent ishte për bisedime zyrtare në Pekin, theksoi rëndësinë e bashkëpunimit me qeverinë kineze dhe konfirmoi ndryshimin e qëndrimit të presidentit sirian.

"Qeveria kineze na ka premtuar mbështetje. Ajo do të punojë së bashku me vendet e tjera në Këshillin e Sigurimit të OKB për zbatimin e planit gjashtë-pikësh. Unë i kumtova edhe qeverisë në Pekin se më ka ardhur një sinjal pozitiv nga Damasku", deklaroi ish-sekretari i përgjithshëm i OKB, Kofi Annan.

Si më parë Rusia tani edhe Kina ka vendosur të mbështesë planin e Annanit. Pikërisht Moska dhe Peikini ishin ato të cilat deri tani e kanë mbështetur më fort qeverinë dhe presidentin e Sirisë, duke bllokuar të gjitha rezolutat në KS të OKB-së. Annani lidhur me këtë tha: "Plani gjashtë-pikësh i KS dëshmon se sa urgjente është gjendja dhe sa e domosdoshme është gjetja e një zgjidhje mes palëve në konflikt. Plani parashikon tërheqjen e armëve të rënda dhe trupave nga zonat e banuara, lirimin e të burgosurve si dhe lirinë e lëvizijes për organizatat e ndihmave dhe gazetarët. Të gjitha këto janë pjesë e këtij plani të cilin tani ka pranuar edhe regjimi në Damask."

Kofi Annan në Pekin
Kofi Annan në PekinFotografi: AP

Opozita kundër planit

Opozita në Siri, e cila këto ditë është mbledhur në hotelin Greenpark në Stamboll reagoi pas disa orësh. Ajo e hodhi poshtë këtë plan. Kundërshtari i regjimit, Naji Tayyara, nga Këshilli Kombëtar i Sirisë deklaroi: "Plani i Annanit nuk parashikon ndryshimin e regjimit në Damask. Ky është problemi më i madh që ne kemi me këtë plan gjashtë-pikësh. Nuk e besoj se së shpejti do të kemi një përfundim të dhunës."

Kolegu i tij opozitar, Favaz Tello ishte edhe më i qartë me fjalët se: "Regjimi po gënjen prej më shumë se një viti. Ai ka dhënë këtë vit shumë premtime, por asnjë nuk e ka mbajtur. Regjimi po përpiqet të fitojë kohë për të shuar revolucionin."

Opozita e përçarë në Siri nuk ka ardhur në Stamboll për të biseduar lidhur me ofertat e Assadit. Ajo ka për qëllim të forcojë frontin e saj dhe të plotësojë një prej kushteve të vendeve perëndimore. Me 1 prill në Stamboll do të mbahen bisedimet e "Miqve të Sirisë", ku bëjnë pjesë vendet perëndimore dhe arabe. Opozita synon që deri atëherë të ketë një qëndrim të përbashkët. Bassam Yara flet për qëllim n: "Ne duam që fraksionet opozitare të nënshkruajnë deri atëherë një dokument të përpunuar nga Këshilli Kombëtar. Ky dokument parashikon zhvillimet pas rënies së Assadit. Pra parashikon krijimin e një Sirie demokratike, me shoqëri pluraliste, ku të gjithë i gëzojnë të drejtat e barabarta."

Autor: Jürgen Stryjak/Bahri Cani

Redaktoi: Auron Dodi