1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

240810 Fachkräftemangel D

25 Gusht 2010
https://p.dw.com/p/OwVJ
Një specialist indian i IT në Gjermani
Një specialist indian i IT në Gjermani

Më shumë se dy të tretat e sipërmarrjeve në Gjermani kanë probleme për të zënë vendet bosh të punës. Në pesë vitet e ardhshme, gjysma e të gjitha sipërmarrjeve llogarit se do të ketë mangësi forcash të specializuara të punës përsa i përket punëve që kërkojnë kualifikim të lartë. Kjo del në pah nga anketimi më i fundit i Dhomës Gjermane të Industrisë dhe Tregtisë (DIHK), i cili u prezantua të premten në Berlin. Ministri i Brendshëm, Thomas de Maiziere u shpreh:

"Po, ne kemi nevojë për emigrim në një masë të pranueshme nga tregu gjerman i punës. Por emigrantët nuk mund ta zgjidhin problemin e demografisë dhe të kualifikimit, por përparësi ka aktivizimi i tregut gjerman të punës dhe të atij të BE"

Ndërsa presidenti i Dhomës Gjermane të Industrisë dhe Tregtisë (DIHK), Hans Heinrich Driftmann u shpreh:

"Për disa universitete në Gjermani vazhdon të konsiderohet si mangësi po të bashkëpunosh shumë ngushtë me industrinë. Po të vini në Stanford, përreth Campusit janë vendosur sipërmarrje industriale me laboratorë, të cilat mundësojnë një standard shkencor, të cilin universitetet tona këtu në Gjermani nuk e përfaqësojnë."

Autor: Sasha Brinkmann/Auron Dodi

Redaktoi: Esat Ahmeti