Sipas një studimi Toka ngrohet gjithnjë e më shpejt | Bota | DW | 01.10.2005
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Sipas një studimi Toka ngrohet gjithnjë e më shpejt

Katër gradë më shumë e niveli i detit rritet me disa metra

A e përballon mjedisi shkallën e sotme të çlirimit të dioksidit të karbonit?

A e përballon mjedisi shkallën e sotme të çlirimit të dioksidit të karbonit?

Sipas studimeve të fundit të institutit Max Planck, klima e Tokës po ndryshon si asnjëherë më parë. Toka po ngrohet aq shpejt saqë deri në fund të shekullit akulli i Polit të Veriut mund të shkrijë. Sipas tyre, deri në vitin 2100 temperatura e Tokës do të rritet mesatarisht me 4 gradë, niveli i detit me 30 centimetra. Studiuesit e klimës theksojnë se të dhënat janë të besueshme.

Ndryshimi i klimës e ka përshkuar një pjesë të itinerarit. Që prej fillimit të epokës së industrializimit temperatura e ajrit pranë sipërfaqes së tokës është rritur me 0,7 gradë celsius, një mesatare globale kjo. Mungojnë edhe 1,3 gradë, atëherë do të arrihej një kufi, të cilin shkencëtarët e konsiderojnë kritik. Hans-Joachim Schellenhuber, drejtor i institutit për kërkime mbi klimën në Pocdam:

"Aktualisht synimi është shmangia e rritjes së temperaturës me më shumë se dy gradë. Nëse i kalojmë dy gradë, atëherë dëmet globale janë aq të mëdha saqë bëhen thuajse të pakontrollueshme."

Por tani studiuesit e klimës kanë paraqitur përfundimet e modeli të ri simulimi për shekullin XXI dhe konstatojnë me kthjelltësi:

"Momentalisht nuk duket sikur synimi është i arritshëm."

Erich Roeckner bën kërkime në institutin Max-Planck për meteorologjinë në Hamburg. Skenarët e rinj të klimës u llogaritën nën drejtimin e e tij. Porositës i studimit të ri është IPCC-ja, këshilli i ekspertëve të Kombeve të Bashkuara për çështjet e klimës. Në vitin 2007 ky do të paraqesë raportin e vet të kartërt mbi gjendjen. Për këtë arsye simulimet nuk po bëhen vetëm në Hamburg, por edhe në gjithsej 15 qendra të tjera të studimit të klimës në botë. Përfundimet e studiuesve gjermanë kanë dalë që tani. Nuk mund të llogaritet me një rritje të vogël të temperaturës së Tokës.

Si edhe grupet e tjera të punës studiuesit e institutit Max-Planck e furnizuan superkompjuterin me tre skenarë të ndryshëm. Më optimisti prej këtyre niset nga supozimi se vendet e industrializuara do ta përmbushin Protokollin e Kiotos duke e ulur së paku me pak për qind çlirimin e dioksidit të karbonit. Por edhe në këtë rast Toka do të ngrohet, me më shumë se 1,3 gradë nëse i besojmë Erich Roeckner-it dhe modelit të Hamburgut. Ai nuk është i vetëm me këtë rezultat.

  • Data 01.10.2005
  • Autor Volker Mrasek
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArNu
  • Data 01.10.2005
  • Autor Volker Mrasek
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArNu
Reklamë