1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Sinjale shprese - Samiti i OKB-së për klimën në Cancun përfundon me rezultate pozitive

13 Dhjetor 2010

Samiti i OKB-së për klimën në Cancun përfundoi. Rezultatet po festohen që tani si sukes në procesin e zhvillimit të klimës, por klima nuk është shpëtuar akoma.

https://p.dw.com/p/QWaF
Fotografi: AP

Shpresat që ishin varur në samitin e Cancunit ishin aq të vogla sa do kishte qenë pothuajse e pamundur të arriheshin rezultate të pakënaqshme. E megjithatë shansi për të arritur një konses tek të gjithë pjesëmarrësit ishte deri në ditën e fundit të samitit pothuajse jo ekzistues.

Aty u fol për vazhdimin e Protokollit të Kiotos, për rregulla të reja për mbrojtjen e pyjeve, për arkitekturën e një fondi global për klimën e mbi të gjitha nëse 194 shtetet anëtare do të binin dakord që ngrohja globale e tokës të mos rritet mbi 2 gradë celcius deri në vitin 2020.

193 vende dakord për marrëveshjen e re

Samiti në Cancun u shoqërua nga protesta masive
Samiti në Cancun u shoqërua nga protesta masiveFotografi: AP

Në fund 193 vende ranë dakord për këtë pikë dhe protestat e Bolivisë nuk e ndaluan nëshkrimin e kësaj marrëveshjeje përfundimtare. Kjo është një shenjë e mirë sepse opcioni për të kufizuar ngrohjen globale në 1.5 gradë, ashtu si kërkuan sidomos shtetet e ishujve të Paqësorit që rrezikohen të përmbyten, solli edhe shpresa të reja për procesin e klimës.

Të gjithë pranuan se rezultatet që u arritën në samitin e Kopenhagenit nuk mjaftojnë më për të arritur qëllimin e reduktimit me 2 gradë të ngrohjes globale. Për këtë arsye duhen reduktuar edhe emisionet e gazit CO-2 që shkaktojnë sidomos vendet e industrializuara.

Kjo është një arritje e madhe sidomos po të kihet parasysh sa larg nga marrëveshje të tilla ishin shtetet e pranishme në samitin e Kopenhagenit në vitin 2009.

Samitet për klimën degradojnë gjithnjë e më shpesh në samite ekonomike

Por pa marrëveshje të detyrueshme, fjalët e bukura dalin lehtë nga goja. Dhe kur flitet për vënien në zbatim të marrëveshjeve për klimën globale, atëherë gjithçka bie në qetësi. Samitet për klimën degradojnë gjithnjë e më shpesh në samite ekonomike - edhe ministri gjerman për Ambientin Norbert Röttgen e pranon këtë.

Shtetet e industrializuara foëln gjatë samitit të OKB-së për një ekonmi të re të gjelbër. Ata folën për transferimin e teknologjive në vendet në zhvillim dhe për rritje ekonomike me gaz të pastër CO-2. Por Klubi i Romës paralajmëroi që përpara 40 vitesh se burimet natyrore të planetit janë të kufizuara e megjithatë duket sikur ky fakt nuk ka arritur akoma tek të gjitha shtetet anëtare të OKB-së apo në bursat ndërkombëtare.

Sot vazhdohet të pretendohet se ndryshimi i klimës është një defekt i shkurtër në historinë e industrializimit. Nuk ka pse çuditemi që sidomos të rinjtë që morrën pjesë në samit, po kthehen të pakënaqur në shtëpitë e tyre. Sepse ndonëse përfundimi i samitit u festua si i sukseshëm, nuk u arritën rezultatet konkrete se si do të zgjidhet në të ardhmen problem i ngrohjes globale. Procesi I OKB-së u shpëtua në fund, por klima ende jo.

Autore: Helle Jeppesen/ Sonila Sand

Redaktoi: Lindita Arapi