1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

A është në rrezik liria e besimit në BE?

6 Korrik 2020

Përfaqësues të lartë të bashkësive fetare në Evropë e kritikuan vendimin e shkrirjes së postit të të ngarkuarit të posaçëm të BE-së për promovimin e besimit fetar.

https://p.dw.com/p/3epav
Symbolbild Christentum Judentum Islam
Fotografi: picture alliance/Godong

Figura kryesore të bashkësive fetare të Evropës u shprehën me shqetësim për vendimin e Komisionit Evropian për të mos pasur më një të ngarkuar të posaçëm të BE-së për promovimin e fesë dhe besimit në botë. Në një intervistë për DW, presidenti i Konferencës së Rabinëve Evropianë, kryerabini i Moskës Pinchas Goldschmidt, e quajti këtë masë "sinjal të gabuar në një kohë, kur hebrenjtë dhe pakicat e tjera fetare po bëhen gjithnjë e më shumë, si në internet dhe në jetën e përditshme, pre e sulmeve ekstremiste dhe ushtrimi i lirë i fesë po minohet".

DW Interview - Oberrabbiner Pinchas Goldschmidt
Kryerabini i Moskës Pinchas GoldschmidtFotografi: DW/O. Rolofs

Posti i të ngarkuarit të posaçëm u krijua nga ish-Presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, në vitin 2016 në përgjigje të reagimeve të Parlamentit Evropian pas masakrave ndaj pakicave fetare në Irak dhe Siri nga grupi terrorist "Shteti Islamik". Ky pozicion iu ngarkua aso kohe Jan Figel.

Irak Jan Figel EU-Sonderbeauftragter für Religionsfreiheit
Jan Figel dhe ajatollahu i madh sheik Bashir Gusein NaxhafiFotografi: Getty Images/AFP/H. Hamdani

Por në mes të qershorit të këtij viti, Komisioni, i cili tani drejtohet nga Ursula von der Leyen, njoftoi se ky pozicion do të shkrihet. Detyrat që më parë i ishin besuar të ngarkuarit të posaçëm do të merren përsipër nga nënkryetari i Komisionit, Margaritis Schinas dhe përfaqësuesi special i BE-së për të drejtat e njeriut dhe demokracinë, Eamon Gilmore.

Liria e besimit në rrezik

Edhe përfaqësues të tjerë të komuniteve të krishterë, hebrej dhe myslimanë në Evropë e kritikuan këtë vendim. Kryetari i Këshillit Qendror të Myslimanëve në Gjermani, Aiman ​​Mazyek, tha në një intervistë për DW se për shkak të përpjekjeve për të kufizuar lirinë e besimit fetar madje edhe brenda BE-së, është "tejet e rëndësishme që veçanërisht tani zëri i një të ngarkuari të tillë të mos heshtë". Mazyk iu referua përpjekjeve të disa vendeve evropiane për të ndaluar mbajtjen e shamive dhe therjen e kafshëve sipas kodeve të veçanta fetare.

Përfaqësuesi më i lartë i besimit ortodoks në Gjermani, metropoliti Augustinos, theksoi gjithashtu për DW se sa i rëndësishëm është një pozicion i tillë në kohën e tanishme. Ai përmendi debatin për Hagia Sofian në Stamboll si shembull të një polemike, ku i ngarkuari i posaçëm i BE-së mund të bënte të qartë qëndrimin evropian.

Deutschlandbesuch des Ökumenischen Patriarchen Bartholomäos I
Metropoliti AugustinosFotografi: DW/S. Georgakopoulos

Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan, synon t'u plotësojë dëshirat nacionalistëve turq dhe ta rikthejë në xhami monumentin e famshëm të UNESCO-s, Hagia Sofia, e cila para se të bëhej muze në vitin 1935, ka qenë kishë e krishterë dhe më pas xhami.

Edhe kardinali katolik Jean-Claude Hollerich, presidenti i Komisionit të Konferencës së Peshkopëve të Bashkimit Evropian (COMECE) e vlerësoi Jan Figelin për përfaqësimin e fuqishëm të përpjekjeve të BE-së për të luftuar në të gjithë botën për liri fetare për të gjithë.

Strack Christoph Kommentarbild App
Christoph Strack Gazetar, autor dhe korrespondent i lartë që shkruan për çështjet fetare.@Strack_C