Sinavatra pëson disfatë në zgjedhjet parlamentare në Tajlandë | Bota | DW | 03.04.2006
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Sinavatra pëson disfatë në zgjedhjet parlamentare në Tajlandë

Kryeministri tajlandez, Thaksin Sinavatra ndodhet nën presion pas përfundimit të zgjedhjeve parlamentare në Tajlandë. Duket se Sinavatra ka pësuar disfatë në këto zgjedhje

Kryeministri tajlandez, Thaksin Sinavatra

Kryeministri tajlandez, Thaksin Sinavatra

Sipas njoftimeve të mediave në shumë zona zgjedhore, shumica e elektoratit ka pasuar thirrjen e opozitës që të abstenojë në votim. Në këtë mënyrë rezultati do të bënte që parlamenti të mos jetë në gjendje të marrë asnjë vendim për shkak se në të nuk do të jenë të pranishëm deputetët e të gjitha zonave. Tajlanda kështu ndodhet në prag të krizës më të rëndë politike që prej viteve të 90-ta. Në gazetat tajlandeze spekulohet ndërkohë që nga zhgënjimi është e mundur që Thaksin t'i kaloj kompetencat në duart e zëvendësit të tij për të çtensionuar situatën e nderë.

Thaksin është mbështetur ashtu siç pritej nga elektorati në veri të vendit, në rajonet rurale të Tajlandës, nga shtresa e varfër e popullsisë kushtet jetësore të së cilës janë përmirësuar dukshëm gjatë viteve të kaluara. Atje me siguri që partia qeveritare "Thais e duan Thaisin" ka siguruar shumicën e votave.

Gjendja ndryshe paraqitet në jug të vendit ku Thaksin nuk është shumë i popullarizuar dhe në Bankok ku gjatë javëve dhe muajve të kaluar dhjetëra mijëra njerëz morën pjesë në protestat kundër Thaksinin dhe politikës së tij. Gazeta 'Bankok Post' shkruan në numrin e saj të sotëm se rezultatet e para të zgjedhjeve treguan se kryeqyteti ka vendosur kundër kthimit të partisë qeveritare në pushtet.

Ndërkohë kundërshtarët e qeverisë duan të demonstrojnë edhe gjatë kësaj jave. Tajlanda pret me padurim rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve dhe hapat e mëtejshëm të kryeministrit Thaksin.

  • Data 03.04.2006
  • Autor Bernd Musch-Borovska
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArLx
  • Data 03.04.2006
  • Autor Bernd Musch-Borovska
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArLx
Reklamë