Sinani: Ka tentativa për të mos e marrë bazën materiale në dorëzim | FOKUS | DW | 02.07.2005
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

FOKUS

Sinani: Ka tentativa për të mos e marrë bazën materiale në dorëzim

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shprehu shqetësim sot pasdite se në katër zona zgjedhore disa komisionerë nuk kishin pranuar që të merrnin bazën materiale, kutitë me fletët e votimit, ndërkohë që në raste të tjera ka patur tentativa për të ndryshuar ambientet e qendrave të votimit. Zëdhënësi i KQZ-së tha se megjithëse këto ishin raste sporadike ndaj përgjegjësve do të zbatohet ashpër ligji. E ndodhur në Tiranë për monitorimin e zgjedhjeve europarlamentarja Doris Pack i ka bërë edhe një herë thirrje klasës politike, institucioneve dhe votuesve që ta përmbyllin me sukses procesin zgjedhor si mjaft të rëndësishëm për fatet e Shqipërisë. Doris Pack ka përmendur rastin e hedhjes në qarkullim të nj

Pamje e këtyre ditëve nga Tirana

Pamje e këtyre ditëve nga Tirana

� sasie të certifikatave, të cilat mund të përdoren nga qytetarët për të votuar më shumë se një herë. Ndërkohë në Gjykatën e Tiranës rreth dy mijë qytetarë që nuk e kanë gjetur emrin në listat e votimit kanë bërë kërkesë pranë këtij institucioni për t´iu dhënë e drejta për të votuar gjatë ditës së nesërme.

"Gjithë baza materiale ka arritur në komisionet e zonave zgjedhore dhe ka tentativa për të mos e marrë këtë bazë materiale në dorëzim, ashtu siç ka dhe tentativa për të ndryshuar vendndodhjet e qendrave të votimit. Për momentin kjo nuk është një dukuri e përhapur, por ka raste sporadike në zona të caktuara të vendit." - ky ishte shqetësimi kryesor që ka shprehur sot pasdite gjatë një takimi me mediën zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Erton Sinani.

Ai nuk dha të dhëna të sakta se ku ishin vënë re këto shqetësime, por informoi se qendrat e votimit ishin në territorin e katër zonave zgjedhore të republikës. Erton Sinani tha se KQZ ishte i vendosur për të reaguar ashpër ndaj këtyre komisionerëve që thyejnë ligjin, ndërkohë që u bëri thirrje dhe partive politike që të jenë të përgjegjshme për ata që kanë zgjedhur për të kryer një detyrë të tillë, pra me komisionerët e tyre.

"KQZ i garanton komisionerët se do të përballen me pasojat më të rënda ligjore nëse tentojnë të mos bashkëpunojnë me njëri-tjetrin dhe me vetë KQZ-në. KQZ i kërkon partive politike që të mbajnë nën kontroll komisionerët e propozuar prej tyre në komisionet e zonave zgjedhore ashtu edhe në ato të qendrave të votimit. Partitë politike duhet të fillojnë zbatimin e përgjegjësive të tyre në këtë proces zgjedhor."

Ndërkohë kryetarja e delegacionit për Evropën Juglindore Doris Pack, e cila ndodhet në Shqipëri për të monitoruar procesin e votimeve të së dielës, pas kontakteve që ka pasur gjatë paradites së sotme me liderë të politikës, përfaqësues të KQZ-së, të organizatave joqeveritare, diplomatë dhe vëzhgues ndërkombëtarë u shpreh se ky është një moment shumë i rëndësishëm për zhvillimet në Shqipëri. Doris Pack, një njohëse e mirë e problemeve të këtushme, tha se ishte informuar edhe për problemin e hedhjes në qarkullim të disa certifikatave bosh, të cilat mund të përdoreshin nga njerëz të ndryshëm për të votuar më shumë se një herë gjatë ditës së nesërme.

  • Data 02.07.2005
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/AqkB
  • Data 02.07.2005
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/AqkB