Simbol i demokratizimit dhe përafrimit të Kroacisë me BE-në | Evropa | DW | 29.04.2007
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Simbol i demokratizimit dhe përafrimit të Kroacisë me BE-në

Ish-kryeministri kroat Ivica Racan ndërroi jetë në moshën 63-vjeçare. Racani vuante prej kancerit. Në historinë e re të Kroacisë Racani do të hyjë për dy merita, organizimin e zgjedhjeve të para pluraliste në vend dhe afrimin e Kroacisë me BE-në.

Ivica Racan

Ivica Racan

Ivica Racani lindi në vitin 1944 në një kamp pune të nazistëve në Ebersbach. Karrieren e tij politike ai e filloi në ish-Jugosllavi vitet 80-të. Në vitin 1989 ai erdhi në krye të komunistëve kroatë për t'u bërë më pas një ndër figurat kryesore në procesin e shpërbërjes së ish-Jugosllavisë. Nën drejtimin e tij Partia Komuniste Kroate miratoi themelimin e një partie të re, Partisë Socialdemokrate (SDP). Racani mundësoi edhe organizimin e zgjedhjeve të para të lira dhe pluraliste në vitin 1990. Fituese në këto zgjedhje nuk doli partia e Racanit, por partia nacionaliste e ish-presidentit Franjo Tuxhman. Racani vetë u kujdes pas humbjes në zgjedhje që kalimi i pushtetit në duart e partisë kundërshtare të bëhej me kujdes dhe me rregull. Në vitin 1991 Kroacia u shpall shtet më vete.
Pas zgjedhjeve të vitit 2000 ai u zgjodh kryeministër i Kroacisë. Koalicioni i tij i përbërë prej gjashtë partish shënoi një cezurë të re në politikën kroate, sidomos pas kursit nacionalist të Franjo Tuxhmanit. Si suksesi më i rëndësishëm i kësaj periudhe nën drejtimin e Racanit ishte afrimi i Kroacisë me BE-në, proces i cili u kurorëzua në tetor të vitit 2006 me fillim e bisedimeve për anëtarësim.
Por qeveria e Racanit ishte në qendër të kritikës për shkak të masave të pamjaftueshme ndaj shtimit të problemeve sociale në vend si dhe ndaj papunësisë. Në vitin 2003 partia e reformuar e presidentit të dikurshëm Franjo Tuxhman erdhi sërish në pushtet nën drejtimin e kryeministrit aktual Ivo Sanader.
Vdekja e Racanit, i cili ishte një politikan popullor në Kroaci, konsiderohet si një goditje e rëndë për socialdemokratët kroatë, sidomos në kuadër të zgjedhjeve të reja që pritet të zhvillohen në muajin nëntor. Sipas sondazheve socialdemokratët momentalisht janë fare pranë demokratëve sa u përket zgjedhësve që do të votonin pro tyre.

Përfaqësues të të gjitha partive e vlerësuan Racanin si simbol të demokratizimit të Kroacisë. Me personalitetin dhe angazhimin e tij Racan i ka dhënë vulën e tij historisë së re të Kroacisë, u shpreh presidenti kroat Stipe Mesic. Në kujdesën e popullit të tij Racani do të mbetet si një burrë që mundësoi transformimin demokratik të Kroacisë dhe e drejtoi vendin drejt Evropës. Kryeminstri Ivo Sanader e quajti atë "një ndër figurat drejtuese të politikës kroate". "Shpërbërja e Kroacisë dhe organizimi i zgjedhjeve të para të lira në Kroaci ishin meritë e Racanit." - tha Sanader. Si kryetar i partisë komuniste Racani iu kundërvu synimeve hegjemoniste të Sllobodan Milloshevicit duke kontribuar ndjeshëm në shpërbërjen e ish-Jugosllavisë dhe në pavarësinë e Kroacisë.

  • Data 29.04.2007
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Ar8C
  • Data 29.04.2007
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Ar8C