1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Sigurimi i hapësirës ajrore dhe terrorizmi - Shojble hap diskutim kontrovers

Bernd Gresler3 Janar 2007

Fjala është për aktivizimin e ushtrisë në rastin e sulmeve terroriste nga ajri. Aktualisht kjo temë e vjetër ka marrë ushqim të ri përmes propozimit të rishqyrtuar, por jehona deri tani vazhdon të jetë e përçarë.

https://p.dw.com/p/Aqy8
Ministri i brendshëm i Gjermanisë Volfgang Sheuble në konferencë shtypi
Ministri i brendshëm i Gjermanisë Volfgang Sheuble në konferencë shtypiFotografi: AP

Me planet e tij për të rregulluar me kushtetutë që avionët civilë të rrëmbyer nga terroristë të mund të qëllohen, ministri i brendshëm kristiandemokrat Volfgang Shojble qysh në fillim të vitit është në shënjetër të kritikave, që vijnë vetëm prej politikës. Shjblen e indinjon veçanërisht kritika nga radhët e partnerit socialdemokrat të koalicionit qeverisës. Tek e fundit ai vetëm sa është përpjekur që të zbatojë ato që janë përcaktuar në marrëveshjen e koalicionit: "Për këtë mund të diskutohet me argumenta të forta, nëse ka formulim më të mirë ose jo. Unë do të preferoja më mirë të diskutoja mbi këtë, nëse dikush do të më thoshte një tjetër formulim, në vend që të më thonë vetëm se çfarë nuk bëhet ose duke e futur këtë proces në vorbullën e histerisë dhe përshtejllimeve."

Kështu Shojble tërheq vëmendjen për faktin që edhe ekspertët e ministrisë së drejtësisë që drejtohet prej socialdemokratëve kanë bashkëpunuar në hartimin e këtij propozimi, gjë që e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i ministres së drejtësisë, Brigite Cypries. Shojble e hodhi poshtë akuzën, sipas së cilës angazhimi i ushtrisë brenda vendit është një obesion personal i tij. Ai thekson, se me këtë propozim ai vetëm sa ka vendosur mbi nja bazë të qartë detyrën e qeverisë paraardhëse dhe ligjin e miratuar në parlament për sigurimin e hapësirës ajrore, pasi ky ligj u rrëzua nga gjykata kushtetesuse si antikushtetues: "Janë shumë të pakët ata që e kundërshtojnë faktin, se nëse konfrontohemi me rastin që një objekt fluturues i afrohet një centrali bërthamor shteti nuk mund të thotë: ndonëse kjo është e rrezikshme dhe mund të ketë pasoja të tmerrshme, për fat të keq nuk mund të bëjmë asgjë."

Shojble pranon, se mund të hiqet dorë prej një rregulli kushtetues e megjithatë të ekzistojë mundësia, që një avion pasagjerësh i rrëmbyer prej terroristëve të qëllohet nisur nga një gjendje e jashtëzakonshme që i tejkalon kufijtë ligjorë: "Kështu veprojnë shumica e vendeve dhe nuk diskutojnë fare nëse për këtë duhet të vendosë presidenti, kryeministri, apo dikush tjetër. Përderisa ne në Gjermani jemi ambjentuar që t´i rregullojmë të gjitha këto gjëra me ligj, atëherë duhet të gjejmë një rregull edhe për këtë rast."

Ministri i brendshëm nuk deshi të vlerësojë tani për tani shanset për propozimin e tij që po diskutohet me kaq zjarr. Sipas tij diskutimi politik sapo ka nisur.