Siguri e brendshme megjithë mungesën financiare | Gjermania | DW | 14.11.2006
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Siguri e brendshme megjithë mungesën financiare

Kongresi i sindikatave të policisë në Berlin. Flet kancelarja gjermane, Angela Merkel

Police ne Berlin

Police ne Berlin


Në Berlin të hënën filloi kongresi federal i sindikatave. Tema të rëndësishme të takimit katërditor janë kërkesat në rritje në kushtet e mangësisë së personelit dhe atyre financiare. Jo vetem shtimi i dhunës tek të rinjtë, aktet e dhunës me sfond të djathtë dhe kercenimi terrorist në përgjithësi kërkojnë angazhimin ekstrem të policisë, por edhe evenimentet e mëdha, si kampionati i futbollit këtë vit. Në këtë situatë operacionet e policisë jashtë shtetit shihen me skepticizem. Këtë temë e preku kancelarja gjermane Merkel para të deleguarve. Sabine Kinkartz informon.

Shkurtimet prekin edhe sektorin e sigurisë, këtë e ndjejnë edhe policët gjermanë. 7.000 vende pune është dashur të shkurtohen në policinë gjermane që nga viti 2001, por njëkohësisht u shtuan edhe detyrat, për forcat e sigurisë. Keshtu nuk shkohet më tutje, thonë sindikatat e policisë, dhe prandaj brenda vendit shtohet rezistenca kunder zgjerimit të operacioneve të policisë jashtë shtetit. Në raste të veçanta ndihma për rindertimin është në rregull, por ne nuk mund të vëmë në dispozicion kontigjente më të medha. Kancelarja gjermane Angela Merkel e di këtë problem. Në fillim të kongresit të 23 të sindikatave të policisë ajo u premtoi delegatëve, se ushtarët e Bundesverit jashtë shtetit nuk mund të zëvendësohen nga policë. Policia nuk mund të mbyllë vrimat e Bundesverit, por:

"Edhe n.q.se shikoni, se me çfare admirimi dhe çfare akceptance policia ka ndihmuar psh në Afganistan, për të ndertuar policinë e vet Afganistanit, atëherë policia nuk do t´i shmanget kesaj detyre për të ngritur institucione në vende të tjera. Por them edhe një gjë kjo edhe kushton."

Duartrokitje tek sindikatat, që gëzohen, n.q.se problemet e tyre merren në konsideratë. Dhe problemet nuk mungojnë. Shtimi i rrezikut të terroristëve është njëri prej tyre. Por si mund të ruhen 24 orë rresht islamistët e rrezikshëm, n.q.se personeli mungon edhe pajisjet janë pjeserisht të vjeteruara, pyet policia? Kancelarja Merkel i premtoi kongresit të sindikatave, se radiolidhja digitale nuk është muzikë e së ardhmes dhe mbeshteti idenë e mbikqyrjes me video.

"Dhe prandaj është e rëndësishme që të përdorim mjete të tilla, që të mos grindemi për çështje të tilla dhe që të kemi gjithnjë një kredo, që të na drejtojë. Duhet të vlejë, që mbrojtja e viktima të vihet para mbrojtjes së keqberesve. Me gjithë respektimin për bankën e mbrojtjes të të dhenave për mua viktimat kanë prioritet dhe kjo do të karakterizojë atmosferen e sigurisë në vendin tonë."

Tema e kongresit ishte edhe diskutimi për nderhyrjen e bundeverit brenda vendit. Para kampionatit botëror të futbollit kjo temë u diskutua shumë, por kryetari i PSD Kurt Beck, i cili e shoqeroi kancelaren në kongres beri të qartë edhe një herë para 250 delegateve se nuk e çmon këtë diskutim.

"Fundja nuk do të ishte mirë as për bundeverin dhe as për policinë, n.q.se detyrat të gërshetohen me njëra-tjetrën dhe prej saj të lindin keqkuptime dhe në fund të bjere besimi, për të cilin kanë nevojë të dyja organizatat e sigurisë. Do të krijohej një konflikt i thellë në shoqerinë tonë, se cili ka cilën detyrë."

Por Beck dhe kancelarja i premtuan policisë mbështeje në luftën kunder ekstremizmit të djathtë. Lufimi i tij nuk mund të jetë detyrë vetëm e policisë, por kerkon angazhimin e të gjitha forcave politike.

  • Data 14.11.2006
  • Autor Sabine Kinkartz
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Aqyj
  • Data 14.11.2006
  • Autor Sabine Kinkartz
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Aqyj