Si mund tö luftohen ndjenjat antisemitiste? | Politika | DW | 27.04.2004
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Politika

Si mund tö luftohen ndjenjat antisemitiste?

Para konferencës së OSBE-së kundër antisemitizmit, me 28.04

Në kohën e nazismit ebrejtë në Gjermani u përndoqen dhe u eliminuan në mënyrën më brutale, gjashtë milionë njerëz humbën jetën. Holokausti ka më shumë se një gjysem shekulli që ka ndodhur, por kjo temë i vë vulën deri sot kulturës politike në Gjermani. Kështu politikanët gjermanë ndjehen të obliguar të kundershtojnë ndjenjat antiebreje brenda vendit dhe në mbarë botën. Në kryeqytetin e Gjermanisë Berlin që nesër (të merkurën)do të zhvillohet një konferencë nderkombëtare për antisemitizmin nga organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), në të cilën janë ftuar edhe politikanë të njohur në botë si ministri i jashtëm amerikan Colin Powell dhe presidenti izraelit Moshe Katzav. Ndër të tjera do të diskutohet për tendencat antisemite ndër të ardhurit arabë në Evropën perëndimore.
OSBE-ja, Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë do të japë këtë javë një shenjë, se i merr seriozisht shqetesimet e shoqatave ebreje dhe i kushtohet një problemi shumë të vjetër, por njëkohesisht edhe aktual antisemitizmit. Në një konferencë në ministrinë e punëve të jashtme priten 500 pjesëmarrës nga 55 shtete anëtare të OSBE-së, ndër ta ministri i jashtëm i SHBA-ve Colin Powell dhe presidenti i Izraelit Moshe Katzav. Fjala e hapjes do të mbahet të mërkurën në mengjez nga presidenti Johannes Rau. Delegacioni gjerman drejtohet nga ministri i jashtem Joshka Fisher, i cili gjithmonë ka thënë:
"Antisemitizmi nuk është vetëm një sfidë, të cilën duhet ta përballojmë, ai është edhe një fyerje për Gjermaninë demokratike. Dhe këtë nuk duhet ta lejojmë."
Dy ditë me rradhë do të diskutohen të gjitha format aktuale të shfaqjes së fenomenit të ndjenjave antisemite si dhe mundësitë e luftimit të tyre me masa politike dhe juridike. Temat e konferences janë roli i medieve dhe i internetit, nxitja e tolerancës dhe e kulturave të shumëllojshme, do të diskutohet zhvillimi i programeve përkatese shkollore, përgatitja e mësuesve dhe edukatoreve dhe në fund do të jepen rekomandimet konkrete. Sipas OSBE-së ketu do të bëjë pjesë rregjistrimi sistematik i sulmeve antisemite në shtetet anëtare.
Antisemitizmi prej kohesh nuk kufizohet vetem tek ekstremistet e djtahtë në vendet perendimore dhe evropiane, ai është bërë një problem botëror. Sipas autoriteteve deliktet klasike, si demtimi i varrezave, sulmet ndaj personave apo shkarravitjet e sinagogave kanë rënë. Por ka mbetur antisemitizmi në të përditshem, janë shtuar deliktet propagandistike.
Konferenca zhvillohet në kuader të shtimit të paragjykimeve antisemite në shumë vende evropiane. Ekspertet muajt e fundit kanë terhequr shpesh vemendjen se armiqësia ndaj ebrejve rritet sidomos tek të rinjtë e ardhur nga vendet arabe në Evropën Perendimore. Shkak për këtë nuk janë vetëm problemet sociale, por edhe konflikti në Lindjen e Mesme, urrejtja ndaj Izraelit, shtimi i solidaritetit të të rinjve arabë me palestinezet si dhe ndikimi i parullave radikale islamike tek të ardhurit e rinj.

Shqetesim përben për vëzhguesit edhe gjendja në Evropën Lindore, në Poloni në vendet balltike dhe shtete të tjera pasardhëse të ish BE. Atje nuk janë të përhapura vetëm paragjykimet dhe incidentet antisemite, atje antisemitizmi është akoma i pranueshem. Mungojnë kudo informacionet dhe sqarimi.
Për Gjermaninë ekspertët konstatzuan, se ketu ka mbetur një antipati për ebrejtë, e cila quhet edhe antisemitizem sekondar." Sepse ebrejtë të kujtojnë krimet e nazisteve, sepse u deshen të paguheshin dëmshperblime dhe se ebrejtë i pengojnë gjermanët të ndahen nga ajo epokë." thotë studjuesi i antisemitizmit nga Berlini Wolfgang Heinz, i cili e konsideron të gabuar çdo dramatizim të problemit.
Peereth konferencës së OSBE-së zhvillohen një sërë aktivitetesh kongresi botëror ebrej, bashkësitë ebreje, fondacioni Konrad adenauer, organizata jo qeveritare (NGO) dhe muzeu ebrej në Berlin u kushtohen çështjeve historike dhe aktuale lidhur me antisemitizmin.

  • Data 27.04.2004
  • Autor Cornelia Rabitz
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/AqvJ
  • Data 27.04.2004
  • Autor Cornelia Rabitz
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/AqvJ