Si mund të përmirësohet furnizimi me energji elektrike në Ballkan? | Ballkani | DW | 02.03.2007
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Si mund të përmirësohet furnizimi me energji elektrike në Ballkan?

Ministri shqiptar i energjetikës Genc Ruli shpreh interesin e veçantë të Shqipërisë për përçuesit e rinj transballkanik. Shqipëria është aktualisht vendi i vetëm, i cili nuk ka akses qasje tek asnjë përçues

Gazsjellës të Gazpromit

Gazsjellës të Gazpromit

Në Athinë u mbajt pak ditë më parë konferenca ekonomike "Samiti energjetik ndërkombëtar" Shkas për këtë konferencë ishte marrëveshja, e cila duhet të nënshkruhet mes Rusisë, Greqisë dhe Turqisë, për ndërtimin e një gazsjellësi ballkanik. Kapaciteti vjetor i këtij gazsjellësi duhet të jetë rreth 35 milionë tonelata. Marrëveshja për këtë projekt është arritur pas 14 vjet bisedimesh. Pritet që projekti t'i japë një shtytje të re tregut të energjisë në Evropën Jugolindore, të cilat vitin e kaluar kanë arritur një marrëveshje për bashkëpunim më të ngushtë në këtë sektor.

Importimi i energjisë elektrike prej Evropës perëndimore aktualisht me probleme

Evropa juglindore angazhohet për një politikë të përbashkët në energji, të paktën në letër. Gjatë vitit 2006 është shpallur edhe zyrtarisht angazhimi i përbashkët në këtë lëmi. Qëllimi është furnizimi më i mirë me energji elektrike dhe përmbushja e standardeve të Bashkimit Evroopian. Tani duhet të përgatiten dhe prezantohen edhe planet konkrete për reforma në këtë sektor.

Lubomir Velkov, drejtues i sektorit të energjetikës në Bullgari, analizon situatën aktuale: "Importimi i energjisë elektrike prej Evropës perëndimore, me insfrastrukturën e tanishme teknike, është shumë i komplikuar. Ka shumë pak përçues që lidhin Evropën perëndimore dhe Evropën juglindore. Prandaj shanset për importimin e energjisë janë shumë të vogla. Ne kemi një treg deficitar që ndikon edhe në rritjen e çmimeve të energjisë në rajon", thotë ai.

Tregun në Evropën juglindore e ka zbuluar ndërkohë jo vetëm Brukseli por edhe Moska. Sipas të gjitha gjasave, me gjashtë mars Rusia, Greqia dhe Bullgaria do të nënshkruajnë një marrëveshje për të ashtuquajturin "Projekti Burgas Aleksandropulis". Fjala është për një përçues energjie në gjatësi prej 280 kilometrash, përmes së cilit duhet të kalojë gazi prej detit të zi nëpër Bullgari dhe Greqi e deri në Evropën perëndimore.

Sipërmarrësi grek i energjisë elektrike, Dimitros Kopelouzos është në Athinë partner i Gazpromit rus, me të cilin bashkëpunon që prej vitit 1975. Ai nuk tregon mirëkuptim për brengat e shumë ekspertëve lidhur me shtimin e influencës ruse në furzinizimin e Evropës me lëndë energjetike: "E them pa ngurrim se rusevë duhet t'u besojmë. Ata janë të besueshëm. Ndërkohë që jo vetëm Evropa ka nevojë për Rusinë, por edhe Rusia për Evropën, për shkak të gazit dhe derivateve të naftës", mendon ai.

Alternativa të reja

Kjo linjë transballkanike në Greqi konsiderohet si një model i mirë i politikës energjetike. Këtu duhet llogaritur edhe një linjë tjetër, e cila kalon përmes Turqisë deri në Greqi dhe Itali. Këta përçues duhet të futen në përdorim më së largu deri në vitin 2011. Mirëpo që tani shumë politikanë mendojnë edhe për alternativat. Kështu mendon edhe ministri shqiptar i ekonomisë, tregtisë dhe energjetikës, Genc Ruli: "Shqipëria ka një interes të veçantë për projekte të këtilla, sepse aktualisht jemi vendi i vetëm, i cili nuk ka akses tek asnjë përçues. Për momentin jemi duke shqyrtuar mundësi të ndryshme. Më së miri do të ishte mbështetja e një projekti, i cili Shqipërinë nuk do të trajtonte vetëm si konsumator por edhe vend tranziti të energjisë drejt Evropës. Kjo do të kishte edhe përparësitë e veta financiare. Ndërtimi i gazsjellësit prej Turqisë, përmes Greqisë dhe Shqipërisë e deri në Itali do të ishte më shkurtër për 150 kilometra", pohon Ruli.

Vendet e Evropës Juglindore edhe më tej si burim kryesor të energjisë shfrytëzojnë kapacitetet në vend siç janë thëngjilli, ligniti dhe uji. Bullgaria dëshiron të vazhdojë punimet në përdrimin e energjisë nukleare, për këto qëllime. Pas problemeve të shumta kohët e fundit, në Kozlloduj janë hequr nga përdorimi katër nga gjithësej gjashtë reaktorë. Mirëpo në veri të Bullgarisë, tani po ndërtohet një reaktor i ri. Disa vende ballkanike nuk janë të kënaqura fare për këtë shkak, por ky vend ka nevojë për më shumë energji, thotë Lubomir Velkov.

"Heqja e reaktorëve të Kozllodujit prej përdorimit, ka ndikuar në zvogëlimin e mëtejshëm të energjisë në vendin tonë. Tani kemi gjashtë miliardë kilovat orë energji më pak se më parë. Kjo shihet edhe për faktin se brenda një viti, çmimet e energjisë elektrike janë rritur për 30 - 50 përqind", thekson Velkov.

Përzierja e energjive të domosdoshme nuk është aq e lehtë as në Evropën Juglindore. Mirëpo më se shumti këto vende kanë nevojë për momentin që të mbulojnë shpenzimet e tyre. BE mund të ndihmojë, por shumë vështirë që është në gjendje të paguajë ndërtimin e infrastrukturës së domosdoshme për furznimim më të mirë me lëndë energjetike.


  • Data 02.03.2007
  • Autor Jannis Papadimitriou
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArY4
  • Data 02.03.2007
  • Autor Jannis Papadimitriou
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArY4
Reklamë