1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Si kapet "peshku me dorë" - Një udhërrëfyes deti nga Shlesvig - Holstajn

Renée Willenbring3 Korrik 2008

Gjithshka filloi me "shkeljen e pastanakut". Që fëmijë Boy Boysen shkonte me të atin e tij për të zënë peshk në liqenet e përkohshme që krijoheshin nga lëvizjet e detit.

https://p.dw.com/p/EFri
Pas përmbytjes është krijuar një liqen 1,5 metra
Pas përmbytjes është krijuar një liqen 1,5 metraFotografi: PA/dpa

Për të peshkuar ai shkonte më këmbë dhe me duart bosh. Sot ai u tregon turistëve se si kapen peshqit me dorë.

Si shkelet pastanaku me këmbë - Boy Boysen udhëheq turistët që duan të njohin bregdetin
Si shkelet pastanaku me këmbë - Boy Boysen udhëheq turistët që duan të njohin bregdetinFotografi: Hans-Joachim Bräuer

Peshku pastanak ( latinisht Psetta maxima) është baza jetësore për banorët e bregut perëndimor të Shlesvig- Holstajnit. Peshku petashuq ka zakonin të mos ndjekë ujrat e Detit Baltik që afrohen dhe largohen me bregun dy herë në ditë, me baticat dhe zbaticat. Peshkut pastanak i pëlqen të qëndrojë me ujrat që mblidhen në breg, në pellgje, ose të fshihet në rërë. Atje ai shijon diellin deri sa rrymat e ujrave që vijnë e marrin sërish me vete. Kur ndodhet në rërë ai nuk mund të dallohet me sy, shpjegon Boy Boysen.

Ta shkelësh pastanakun me këmbë

"Vetëm një gjysmë ore para zbaticës dhe një gjysmë ose pas, është koha që duke shëtitur ta shkelësh peshkun me këmbë, ta ndjesh atë. Vetëm kështu mund ta kapësh peshkun me dorë". Duke "shkelur pastanakun me këmbë", 65 vjeçari Boy Boysen ka mësuar të gjitha të fshehtat e bregdetit. Që kur ishte fëmijë ai shkonte deri tek ishulli Fëhr (Föhr) që ndodhet tre orë larg ose deri tek Hallig Oland, një nga dhjetë ishujt e përkoshshëm të Frizlandit të Veriut.

Touristë ecin në bregdetin e Detit Baltik
Touristë ecin në bregdetin e Detit BaltikFotografi: picture-alliance/ dpa

Udhërrëfyes në bregun perëndimor

Ndryshe nga ishujt e zakonshëm, ata të përkohshmit nuk janë të rrethuar me diga dhe përmbyten kur vijnë rryma të forta uji. Boysen punon sot si udhërrefyes i parkut kombëtar dhe shoqëron vizitorët që duan të njohin 4500 kilometra katrorët e bregut perëndimor të Shlesvig - Holstajnit ose liqeneve që krijohen nga prurjet dhe tërheqjet e ujrave. Pastanaku ka kohë që i është larguar kësaj zone, por megjithatë Boysen sheh ndonjë tek e tuk në rrugëtimet e tij me turistë, dhe u tregon atyre këtë lloj peshku i cili rrezikohet nga zhdukja. Që kur kjo zonë u shpall në vitin 1985 në park kombëtar me një status të veçantë mbrojtjeje, numri i turistëve që duan të vizitojnë brendetin është rritur, thotë Boysen. "Më parë unë vija këtu gjithsej 14 herë në vit, kurse sot unë kaloj në park 1000 orë në vit." Ecjet në këtë zonë janë kthyer në atraksion dhe turistët vijnë madje edhe në ditët e Vitit të Ri për të ngrënë lakrën në ishujt provizorë.

Gynter Gras para skulpturës së pastanakut në Lybek
Gynter Gras para skulpturës së pastanakut në LybekFotografi: AP

Ngrënia e lakrës në ishujt provizorë

Me këtë punë, Boy Boysen që mban një emër tipik të kësaj zone, nuk mund të ushqejë familjen e tij. Secili nga 250 udhërrëfyesit e bregut ka një profesion tjetër të mësuar dhe udhërrëfimet i bën në kohën e mbetur, thotë Boysen. "Udhëtimet kryhen kryesisht në fundjavë dhe në verë." Shumë prej nesh harrxhojnë në këto udhëtime madje edhe pushimet e vitit. "Ne të gjithë e duam natyrën, qetësinë e bregut dhe ajrin e pastër të pasur me jod", thotë Boysen i cili vetë ka studiuar ekonomi agrare dhe e fiton bukën si këshilltar në çështjet e bujqësisë.

30 kilometra të këtij bregdeti bëjnë pjesë në zonën më të pasur me kafshë të botës. Këtu jetojnë 60 lloje zogjsh, që kanë gjetur në këtë zonë një rezervuar ideal ushqimi. Në kulmin e sezonit të udhëtimit të zogjve në pranverë dhe në vjeshtë këtu në park ndodhen në të njëjtën kohë rreth 1,5 milionë zogj.

Guacka si filtra uji

Në këtë udhëtim Boysen i shpjegon dëgjuesve për rëndësinë dhe përdorimin e qënieve më të vogla të jetës, guackave që jetojnë si filtrues të ujrave. Për shembull një guackë filtron rreth 2,5 litra ujë në orë, shpjegon krenar Boysen. "Të gjitha guackat e Detit Baltik arrijnë në këtë mënyrë që të ndryshojnë çdo 14 ditë të gjithë ujin e detit. Pa shumëllojshmërinë e kafshëve bregdeti këtu do të ishte një kënetë e qelbur."