Shumeçka, por kurrsesi pavaresi | Gjermania | DW | 13.04.2005
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Shumeçka, por kurrsesi pavaresi

- Presidenti serb Boris Tadic u takua ne Berlin me ministrin gjerman te puneve te jashtme, Joshka Fisher

Luftoj kunder klimes antishqiptare tek populli serb - Presidenti i Serbise Boris Tadic -

"Luftoj kunder klimes antishqiptare tek populli serb" - Presidenti i Serbise Boris Tadic -

Nuk ka me dyshim që në vitin 2005 do të fillojnë bisedimet për statusin e ardhshëm të Kosovës. Kjo u dëshmua edhe një herë në takimin e zhvilluar me persidentin e Serbisë, Boris Tadiç, dhe ministrin gjerman të punëve të jashtme, Joshka Fisher. Megjithëse, mes Prishtinës dhe Beogradit në këtë pikë ka dallime të mëdha, Joshka
Fisher u shpreh optimist për gjetjen e një zgjidhjeje të përbashkët:

"Viti 2005 është vendimtar për të ardhmen e të gjithë rajonit. Nuk jam i vetmi që mendoj kështu. Sigurisht, që në qendër qendron çështja e zgjidhjes së statusit të Kosovës. E kjo nuk është diçka që duhet ta zgjidhin vetëm të prekurit në Kosovë, nga e ardhmja e Kosovës varet e ardhmja e të gjithë rajonit. Bashkësia ndërkombëtare, grupi i kontaktit dhe OKB-ja janë duke u përpjekur me të gjitha forcat për zgjidhjen e problemit."

Pyetjes së Dojçe Veles, se cilat kompetenca do të duhet të kalojnë në duar të administratës civile në Kosovë, Fisheri iu përgjigj, se ai konsideron pozitive, që të dyja palët e kanë kuptuar që duhen bërë përparime në drejtim të atyre që quhen standarde evropiane. Me këto nënkuptohet, si lëvizja e lirë dhe kthimi i refugjatëve, decentralizimi dhe mbrojtja e monumenteve kulturore dhe vendeve fetare, mbrojtja e pakicave. Më tej ai shtoi:

"E dyta që më duket pozitive, është se të gjitha palët janë për fillimin e bisedimeve për statusin e ardhshëm. Megjithëse në Prishtinë thuhet diçka tjetër, në Beograd diçka tjetër. Siç është në fillim të çdo diskutimi, pikëpamjet janë shumë larg njëra tjetres, por unë jam i mendimit, se me ndihmën e bashkësisë ndërkombëtare dhe me një vullnet të mirë nga të gjitha palët - jo vetëm të dyja palëve - do të ecim përpara. Se cilat kompetenca do të transferohen, këtë do ta diskutojmë në negociatat që do të vijnë."

Presidenti serb Tadic nga ana e tij theksoi, se formula që ai parashikon për zgjidhjen e Kosovës është "Me shumë se autonomi dhe më pak se pavarësi":

"Kosova do të ketë një qeveri, kushtetutë, president, parlament si dhe drejtësinë e vet, kurse pavarësia për Serbinë është e papranueshme. Dua t'u them gazetarëve gjermanë edhe diçka tjetër. Ne nuk mund të arrijmë asnjë lloj zgjidhjeje në Kosovë, në qoftë se nuk arrijmë t'i mënjanojmë animozitetet mes nesh. Shumë shpesh kemi të bëjmë me një urrejtje tërësisht joracionale. Prandaj është e rëndësishme, që ata që kanë bërë krime të dënohen. Politikanët e të dyja anëve duehet te punojne që këto animozitete mes kombeve tona të marrin fund. Unë luftoj kundër klimës antishqiptare tek populli serb."

Presidenti serb Boris Tadiç ndodhet në Berlin per te marre pjese në promovimin e një libri me artikuj të atij që ai vetë dikur e ka quajtur vëllanë më të madh të tij, ish-kryeministrit të Serbisë, Zoran Xhinxhiç. Bëhet fjala për një përmbledhje aritkujsh me temë: "Për një Evropë demokratike".

  • Data 13.04.2005
  • Autor Anila Shuka, Berlin
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Ar47
  • Data 13.04.2005
  • Autor Anila Shuka, Berlin
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Ar47