Shuma rekord të dhëna prej sponzoruesve privatë - Fushata elektorale në SHBA më e shtrenjta në historinë amerikane | Bota | DW | 22.10.2004
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Shuma rekord të dhëna prej sponzoruesve privatë - Fushata elektorale në SHBA më e shtrenjta në historinë amerikane

Fushata elektorale në SHBA është më e shtrenjta në historinë e këtij vendi. 4 miliardë dollarë llogaritet të jenë shpenzimet për luftën elektorale në zgjedhjet presidemnciale bashkë me zgjedhjet për kongresin që zhvillohen njëkohësisht. Këto janë 1 miliardë më hsumë se në zgjedhjet përpara katër vjetësh. Paratë vijnë kryesisht prej burimeve të grupeve të pavarura, ose të ashtuquajturat grupet 527, pas të cilëve qëndrojnë kryesisht biznesmenë të fuqishëm.

default

Me refomën për financimin e fushatave elektorale në vitin 2002 është shmangur financimi direkt i partive prej donatorëve të "butë" sic quhen nga industria dhe sindikatat. Donacionet individuale të të dy kandidatëve janë kufizuar në shumën e 2000 dollarëve. Megjithatë të dyja kampet në këtë fushatë i kanë derdhur paratë lumë. Kjo ndodh për shkak të një dukurie të re, formalisht janë organizatat e pavarura ato që përcaktojnë sqarimin politik të zgjedhësve, por që në të vërtetë ato bëjnë propagandë pro ose kundër njërit prej kandidatëve për president. Të ashtuquajturat komitetet 527 janë të cliruar nga detyrimet fiskale dhe mund të pranojnë donacione pakufizim. Megjithatë atyre u duhet që t´i deklarojnë deri në sentin e fundit paratë e shpenzuara për fushatën, kryesisht për reklama e spote në radio apo televizion.

Deri në mes të tetorit në fushatën elektorale në SHBA janë derdhur mbi 400 milionë dollarë në organizata të tilla si "move on.org", një platformë në internet kjo që ka për qëllim largimin e Bushit, si dhe organiazata tjetër "Center for American Progress", që mbështet Bushin. Stdjuesi i elektoratit Kurtis Gans deklaron, se janë individë të pasur ata që influencojnë këto grupime politike: "Ligjet e fushatës elektorale u mundësojnë personave të vecantë, si p.sh. Xhorxh Sorosit, që të bëhen financuesit e mëdhenj të grupeve të pavarua, ose që qëndrojnë jashtë kampeve politike."

Xhorxh Soros, një emigrant nga Hungaria, që pasuriën e tij disa miliardëshe e ka arritur falë luhatjes së kurseve në bursë dhe spekulimeve, i ka financuar me mbi 16 milionë dollarë grupet që mbështesin kandidatin demokrat Xhon Kerri. Soros, i cili ka projekte në mbarë botën për nxitjen e zhvillimit të strukturave demokratike, i ka vënë qëllim vetes largimin e Bushit. Kundër Sorosit qëndrojnë njerëzit e spektrit tjetër politik si T. Bone Pikes. Ky i fundit është pronar i firmës së naftës "Mesea Petrolium" në Dallas. Manjati i naftës i ka dhuruar mbi 4 milionë dollarë organizatës që mbështet rizgjedhjen e Bushit. Pa fincimin e Bone Pikest vështirë se do të lancohej fushata masive kundër Kerrit, pas së cilës qëdnrojnë një grup veteranësh të luftës së Vietnamit.

Fillimisht ishin republikanët ata që u ankuan për tendencat e reja në finacimin e fushatave elektorale. Madje ata deklaruan se do të ngrenë një sërë padishë nëpër gjykata. Por vala e proceseve mungoi, në vend të saj si grupimet konseravtor të djathta ashtu edhe ato të majta janë duke mbledhur me shumë sukses paratë për një luftë të re elektorale.

  • Data 22.10.2004
  • Autor Daniel Sheshkevic
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArRt
  • Data 22.10.2004
  • Autor Daniel Sheshkevic
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArRt
Reklamë