Shumë të vdekur pas atentatit në shkollën e Krimesë | Bota | DW | 17.10.2018
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages
Reklamë

Bota

Shumë të vdekur pas atentatit në shkollën e Krimesë

Një shpërthim i fuqishëm, pas tij të shtëna në korridoret e shkollës. Në gadishullin e Krimesë në një shkollë profesionale ka pasur gjakderdhje me mjaft viktima. Autoritetet dyshojnë për terrorizëm.

Halbinsel Krim Explosion in einer Schule (imago/ITAR-TASS/Y. Keizo)

Shpërthim në shkollën profesionale të Kertsh-it në Krime

Pas një atentati në shkollën profesionale të Krimesë, sipas të dhënave të fundit kanë humbur jetën të paktën 17 vetë, shumë të tjerë janë plagosur. Autoritetet dyshojnë se autori mund të jetë një ish-nxënës i kësaj shkolle. Ky djalë ka bërë vetëvrasje, kufoma e tij është gjetur në bibliotekën e shkollës Kertsh, është shprehur kreu i qeverisë, Sergej Aksjonov të mërkurën në televizionin rus, Rosija 24. Ai shpalli një zi treditore për gadishullin e Krimesë.

Autoriteti më i lartë hetimor rus nisi nga hetimet për një atentat të mundshëm terrorist. Por mund të bëhet fjalë edhe për një sulm amok, thonë autoritetet. Drejtoresha e shkollës u shpreh për televizionin lokal, se një atentator ka hedhur veten në erë në brendësi të ndërtesës së shkollës. Burra të armatosur kanë hyrë pastaj nëpër korridorë e klasa dhe kanë vrarë kë kanë gjetur përpara. Në mesin e viktimave janë edhe punonjës të shkollës. Kreu i gardës kombëtare ruse, Sergej Melikov ka thënë për agjencinë ruse të lajmve, tass se shpërthimi sipas dijenisë së tij ka qenë një bombë artizanale. Sipas dëshmitarëve bomba shpërtheu në kafenenë e shkollës.

 

 

la/(afp,dpa, rtr)