Shtypi nga Kosova | Studimi në Gjermani | DW | 04.12.2003
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

Shtypi nga Kosova

Te gjitha te perditeshmet e Kosoves, sot njoftojne per vendimin e UNMIK-ut, KFOR-it dhe Kuintuit per suspendimin e 12 pjesetareve te TMK-se."Koha Ditore" ne kryeartikullin e numrit shkruan se "Qeveria, instituicioni I vetem civil kosovar qe ka reaguar lidhur me kete ceshtje, ka shprehur qendrimin se nje mase e tille duhet te merret vetem kur ekzistojne deshmite se eshte shkelur ligji, ndersa nuk ka komentuar nese ne kete rast UNMIK-u ka marre nje mase te pabaze".

Gazeta nenvizon se I pyetur rreth deklaratave te tij per mosperfillje te vendimit te UNMIK-ut, ne nje deklarate per "Kohen Ditore", general Agim Ceku pohon se te suspenduarit nga UNMIK-u, neser do te vazhdojne punen e tyre ne TMK si zakonisht, nuk do te kerkoje as te emeroje askend si zevendes te tyre, dhe do te vazhdoje bashkepunimin me ta, do te keshillohet dhe do tu jape detyrat si zakonisht. Ne kete kontekst general Ceku citohet te kete thene:" Une nuk do tu dorezoje atyre kurrfare vendimi per suspendim, do te sillem me ta sikur me pare dhe per mua ata do te vazhdojne te jene ne detyre".

"Koha Ditore" thekson se "Sidoqofte, sot pritet te shihet se cili do te jete hapi I ri I pjesetareve te suspenduar te TMK-se dhe percjellja eventuale e tyre nga ana e UNMIK-ut". "Zeri" duke I hedhur nje veshtrim relacioneve general Ceku dhe TMK-ja ne veshtrimin me titull "Rrefimi per fatin e perbashket: analizon se " Per Gjeneral Cekun, kur te merren parasysh te gjitha problemet me te cilat po ballafaqohet, me lehte eshte te largohet nga posti I komandnatit te TMK-se, sesa te mbetet aty. Por, ai ne ate rast do te rrezikonte ekzistencen e metejshme te TMK-se". Per kete shkak, "Zeri" vlereson se " Gjeneral Ceku duhet te mbetet Oficeri I pare I TMK-se". Sipas "Kosova Sot","Suspendimi I 12 eproreve te Trupave Mbrojtese te Kosoves, eshte goditja me e rende qe I eshte dhene ndonjehere ketij institucioni te rendesishem, tek I cili, qytetaret kosovare shohin ushtrine e ardhshme te vendit. Gjeneral Ceku duhet te jete njeriu me I shqetesuar ne Kosove, pas marrje se ketij vendimi dhe publikimit te disa akuzave te pergjitheshme per vartesit e tij.".

Kurse "Bota Sot" ne lidhje me temen ne fjale, citon zedhenesen e Qeverise se Kosoves, Mimoza Kusari te kete pohuar se "Qeveria konsideron se TMK-ja dhe Shtabi I saj deri me tash kane treguar gatishmeri te plote per te bashkepunuar me UNMIK-un dhe me organet e drejtesise per sqarimin e cdo rasti te dyshimte". Ne kete aspect, sipas zedheneses se Qeveris se Kosoves " Qeveria shpreh konsiderate per Shtabin e Pergjithshsme te TMK-se, si dhe perpjekjet e tyre te parreshtura per profesionalizimin e vazhdueshem te TMK-se".

  • Data 04.12.2003
  • Autor Agim Zogaj
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/As3l
  • Data 04.12.2003
  • Autor Agim Zogaj
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/As3l