1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Shtypi nga Gjermania

10 Dhjetor 2003
https://p.dw.com/p/As3a
Tema të tjera janë debati për reformat në komisionin ndërmjetësues dhe shitja e planifikuar e fabrikës së plutonit nga Hanau për në Kinë, përgatitja e policeve afgane në Gjermani dhe situata politike në Rusi. Lidhur me diskutimin për reformat dhe kontradiktat ndermjet partive në gazetën Ostthüringer Zeitung lexojmë: "Presioni mbi komisionin ndermjetesues është shtuar shumë ditët e fundit. Në fakt partitë në Berlin dhe Münih duhet të futeshin në dhe nga turpi, që Evropa duhet t´u bëjë tani apel urgjentisht, me qëllim që vendi me ekonominë më të madhe të të gjithë kontinentit të ngrihet më në fund në këmbë. Por koha e turpit ka kaluar." Münchene Abendzeitung shkruan për këtë temë. "Eshtë e tmerrshme, se sa larg realitetit janë politikanët ketyre diteve, kur është fjala për vendosjen e piketave për Gjermaninë. Deri sot askush nuk e di, se çfarë e pret me 1 janar. Në se do të paguajë të njëjtat taksa si deri tani, apo jo. Keshtu ngjallet deshperim dhe mosbesim. E gjitha kjo ecejake për afrimin e uljes se taksave e për reforma në tregun e punës tregon, se partive nuk u intereson se çfarë duan qytetaret." Gazeta Süddeutsche Zeitung nga Münihu merret me debatin për shitjen e fabrikës atomike të Hanaut. Citojmë "Politika e qeverisë gjermane si dhe e opozites është plot kontradikta. Ditët e fundit janë ekzemplarë. Një qeveri, e cila mbyll në vend një fabrikë atomike, për shkak të rrezikshmërisë së mundshme, por që e transporton pastaj atë jashte shteti, është sigurisht e zgjuar, por veçse jo konsekuente. Dhe një opozitë, që kërkon lehtesime në taksa, por i dënon ata kur qeveria do t´i zbatojë, është skizofrene." Në artikullin Policet afgane mësojnë në Gjermani të qëllojnë dhe të marrin të dhenat daktiloskopike. Por në vendin e tyre është ndryshe. gazeta Tageszeitung shkruan "Police në Afganistan është një punë e vështirë. Por jo për shkak të krimineleve. "Asnjë nga familjet tona nuk është krenare për zanatin tonë. Në rrugë çdo ditë na këqyrin me çudi, na perqeshin ose na shajnë, thotë Wagma Saafi, përgjegjese e policisë afgane. Dy javë rrjesht Saafi dhe gjashtë kolege të saj përgatiten në Gjermani me ftese të shoqates për bashkepunimin teknik. Ata mesojnë të mbledhin të dhenat daktiloskopike si policet gjermane, mesojnë të qëllojnë dhe të ndjekin kalimet ilegale të kufirit. Në radhë të parë kjo përgatitje jashte shtetit bëhet që t´u shtojë kompetencen në krahasim me koleget e tyre burra. "Burri im është vetë polic. Nqs e takoj në punë nuk më përshendet. Asnjë nga koleget nuk duhet ta dijë se ç´punë bej, tregonte Saafi mbrëmë në një tryezë të rrumbullaket në Berlin. Një grua që në shtepi nuk rri te votra, por del në publik është një turp në Afganistan. E kjo vazhdon ende." Në një koment me titull në sherbim të Putinit gazeta FAZ shkruan: "Kremlini e ka arritur qëllimin e tij shumicën e dy të tretave, me të cilën mund të ndryshojë kushtetutën dhe ligjet për kufizimin e mandatit të presidentit. Forcat që donin ta pengonin kete në radhë të parë miliarderi i naftes Michail Chodorkovskij, Kremlini i hoqi qafe më parë. Sipërmarresi më i pasur i Rusisë ndodhet që prej 6 javesh në një qeli me pese vete. Partitë e mbeshtetura prej tij socialliberalja "Jabloko" dhe "Unioni i forcave të djathta" nuk përfaqësohen më në parlament. Kjo nuk është rastesi. Të dyja partitë e kishin të vështirë edhe të mos provokonin inatin e Kremlinit dhe nga ana tjetër të mobilizonin zgjedhesit në fushatën përfundimtare. Ata deshtuan në kete kontradiktë."