1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Shtypi ne Shqiperi

Ani Ruci26 Mars 2004
https://p.dw.com/p/As1d
Gazeta "Korieri" i hap sot materialet e saj me publikimin e nje deklatrete te shefit te CIA-s , Xhorxh Tenet, per deshtimin e nje atentati te Al Kaedes ndaj ambasades amerikane ne Tirane, ne Gusht- Shtator 1998. Sipas gazetes, deklarimi eshte bere gjate nje raportimi te Xhorxh Tenet para Komisionit Kombetar per terrorizmin. Duke dhene disa hollesi gazeta ve ne dukje se atentati ishte planifikuar pas arrestimit dhe shpalljes" persona non grata" nga autoritetet e Tiranes te nje grupi shume te rrezikshem terroristesh egjyptiane dhe ekstradimit te tyre nga Shqiperia. Gazeta risjell ne vëmendje të opinionit publik aresyen e vertete pse ambasada amerikane mbylli dyert e saj ne veren e vitit 1998 dhe pse iu kerkua qytetareve amerikane te largoheshin nga Shqiperia. Aresyeja ishte zbulimi i planevete Al - Kaedes dhe jo situata e brendshme politike dhe probleme te sigurise ne vend, shkruan gazeta.

Gazeta "Shekulli" ka zgjedhur sot si teme kryesore keqtrajtimin e shqiptareve nga policia greke ne kufirin mes dy vendeve." Dhunë në kufirin shqiptaro- grek" shkruan kjo gazetë në titullin kryesor. Ajo ben te ditur se nje fshatar nga Devolli, Valter Begolli, u rrah dhe iu leshuan qentë nga policia greke, kur ai kaloi kufirin per te kerkuar te birin. Ne denoncimin e tij ne piken doganore te Kapshtices dhe ne policine kriminale te Pogradecit fshatari ka rrefyer se si eshte keqtrajtuar.

Komenti i sotem i gazetes "Shekulli" e merr temen nga gjendja e opozites ne Shqiperi, e cila permes protestash po kerkon doreheqjen e kryeminsitrit Nano. Nen titullin "Armiqte historike te zotit Berisha" sillen argumenta se eshte e kaluara e tij e afert politike, koha e shkurter qe ka mbetur deri ne zgjedhjet parlamentarete 2005-es qe po e ben ate te deshtoje ne protestat e rradhes.

Gazeta" Koha jone" boton sot nje interviste me zedhenesin e PD te Berishes, Edi Paloka ku ai shprehet per aplikimin e nje skeme te re te opozites per te detyruar Nanon te jape doreheqje." Jo me shetitje ne bulavard" shkruan kjo gazete, por forma te reja bllokimi, qe te detyrojne qeverine te reagoje."

Gazeta "Albania" merret me zhvillimet ne kampin tjeter, ate te socialisteve ne pushtet. Kjo gazete boton sot nje liste te deputeteve socialiste qe nuk do te kandidojne perseri ne zgjedhjet parlamentare te te vitit te ardhshem."Fshesa" e lidershipit socialist ne grupin parlamentar- komenton gazeta.

Shtypi i sotem i Tiranes i kushton vëmendje edhe raportit qe mbajti dje ne Parlament kryetari i Kontrolit te Lartete Shtetit, Mustafa Kurçuku lidhur me abuzimet e zyrtareve te larte me fondet publike. Gazetat e citojne ate te kete denoncuar indeferentizmin e Prokurorise per te hetuar dosjet e kallzimeve penale.