Shtypi ne Kosove | Studimi në Gjermani | DW | 24.11.2003
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

Shtypi ne Kosove

Duke apostrofuar përgjegësinë për pengimin e privatizimit në Kosovë, "Zëri" në komentin redaksional analizon se " Administrata ndërkombëtare, me veprimet e fundit, tregon që udhëheqësia e mëparme e UNMIK-ut nuk ka përgatitur mirë procesin e privatizimit. Dikush këtu ka gabuar. Ose ka pasur dështime në periudhën kur është bërë gati fillimi i privatizimit, ose tani kemi dështimin e UNMIK-ut për të vazhduar me privatizimin". Natyrisht, sipas "Zërit"," që tani mund të themi që dëmet kryesore shkojnë në llogari të Kosovës. Pastaj, është të thuash e kotë të flitet për perspektivat e implementimit të Planit të operacionalizimit të standardeve, i cili pritet të kumtohet në fillim të dhjetorit, nëse së shpejti nuk tëfillohet lëmshi i bllokimit të privatizimit. Privatizimi është njësi matëse e standardit të ekonomisë dhe pa përshpejtimin e privatizimit, ky standard nuk mund të përmbushet. Përveç kësaj, dështimi në sendërtimin e këtij standardi do të ketë efekte negative në mbarëvajtjen e krejt procesit të implementimit të Planit të standardeve". Gazeta në rubrikën politikë i referohet Aleks Andersonit, drejtor i Grupit Ndërkombëtar të Krizës i cili ka deklaruar se "Serbia nuk mund ta marrë sërish Kosovën dhe ta kthejë në vitin 1999". E përditëshmja "Kosova Sot" numrin e qel me konstatimin se " është Kosova që dëshiron të integrohet në familjen evropiane dhe jo UNMIK-u. Ky integrim nuk mund të realizohet pa u arritur disa hapa paraprakë".

Njëri prej tyre, sipas "Kosova Sot" është " efikasiteti i institucioneve kosovare, në mënyrë të veçantë i qeverisë që do të zbatojë politikat ekonomike për ti dhënë një shtytje zhvillimit ekonomik të vendit. Kuptohet se në këtë mes përben një pengesë statusi i papërcaktuar i Kosovës, por BE -ja duket se e ka gjetur një shteg përmes së cilës Kosova mund të ndjejë frymëmarrjen e familjes evropiane ". Megjithëse, siç vëren "Kosova Sot", kjo " rrugë është e ngusht dhe eksperimentale për kosovarët, prapseprapë është një rrugëdalëje nga izolimi". "Bota Sot" në editorialin e numrit, pikërisht sot kur në Kosovë pritet të arrijë, Kryetari i Bashkësisë së Nju - Jorkut, Majkëll Blumberg shkruan se " Ardhja e Qytetarot të Parë të qytetit të Nju - Jorkut, Majkëll Blumberg për të marrë pjesë në kremtat tona, përfshirë kremtën e Ditës së Flamurit Shqiptar ka një domethënie të madhe dhe i kontribuon frcimit të mëtejshëm të miqësisë midis Amerikës dhe Kosovës, midis kombit amerikan dhe kombit shqiptar".

  • Data 24.11.2003
  • Autor Agim Zogaj
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/As42
  • Data 24.11.2003
  • Autor Agim Zogaj
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/As42