Shtypi ne Kosove | Studimi në Gjermani | DW | 24.02.2004
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

Shtypi ne Kosove

"Do ta vazhdojme ta ndihmojme Kosoven per te gjetur rrugen drejt Bashkimit Evropian". Keshtu, nder te tjera porosit Javier Solana, perfaqesues I larte I Sigurise dhe I Politikes se Jashtme te Bashkimit Evropian, ne intervisten dhene gazetes "Zeri" ne prag te vizites se tij ne Kosove.

Solana sqaron se " Kesaj radhe une kam per qellim qe te ritheksoj mbeshtetjen e plote te Bashkimit Evropian per perpjekjet e Perfaqesuesit Special te Sekretarit te Pergjithshem Hari Holkeri dhe per Qeverine e Kosoves per implementimin e standardeve, dhe mendoj se ky eshte prioriteti kryesor per te ardhmen e Kosoves. Une po ashtu kam per qellim qe, ne nje menyre te qarte, te percoj per te gjithe udheheqesit e Kosoves rendesine qe BE-ja ia kushton vazhdimit te dialogut te drejperderjte per ceshtje praktike te interesave te perbashketa ndermjet Prishtines dhe Beogradit".

I pyetur rreth dialogut Prishtine - Beograd dhe perspektivave te tij, Solana pergjigjet: "Dialogu eshte baze per paqe dhe progres ne bote. Eshte themeli I Bashkimit Evropian. Dialogu I drejtperdrejte ndermjet Prishtines dhe Beogradit eshte nje prioritet I mbeshtetur nga mbare komuniteti nderkombetar dhe eshte nje element I domosdoshem I Standardeve. Prandaj une do te vazhdoje te trimeroj udheheqesit ne Prishtine dhe Beograd qe te gjejne menyra per te vazhduar dialogun".

"Bota Sot" duke paralajmeruar viziten e Solanes ne Kosove, shkruan se " ne I bejme thirrje Solanes qe vizita e tij ne Kosove te shprehe nje interesim te shtuar permbajtesor te tij dhe te Bashkimit Evropian dhe jo nje vizite ne kuadrin e nje diplomacie nepermjet se ciles synohet te ndikohte terthorazi ne zhvillimet ne Serbi…Duke njohur zyrtarisht menjehere pavaresine e Kosoves, Solana dhe Bashkimi Evropian do te tregojne se e kane kuptuar si duhet mesazhin e zhvillimeve te fundit ne Serbi, pasojat e te cilave ndreqen me hapa konkrete kunder revanzhizmit serbomadh dhe kunder Serbise se Madhe dhe jo me retorika boshe …".

"Koha Ditore" gjithashtu ne rubriken politike I referohet fjales se Javier Solanes ne takimin e djeshem te ministrave te jashtem te BE-se, ku citohet te kete thene se "BE-ja do te ndihmoje me shume ne mbeshtetjen e implementimit te standardeve per Kosoven". Ne te njejten faqe gazeta komenton shperthimin e te shtunes mbrema ne Peje duke analizuar se " Ata qe organizuan atentatin kunder nje ministri te Qeverise kosovare kane aq gjasa te zbulohen sa edhe aktoret tjere te krimeve me implikime politike ne Kosove. Ne fakt, keshtu thote fatalizmi yne: nese nuk jane zbuluar te tjeret para ketij krimi, atehere edhe keta do te mbesin te pazbuluar". Dhe ketu, sipas vleresimeve te "Kohes Ditore", "hyjme ne nje rreth vicioz ku fatalizmi krijon me shume fatalizem: nese ishte e pritur qe te sulmohet ministri me bombe, dhe nese sulmuesi nuk ka gjasa te zihet, atehere do te pasojne edhe me shume sulme ne te ardhmen ". Dhe, "keshtu ne pambarim" analizon gazeta ne fjale. Kurse "Kosova Sot" ne kryetitullin e madh hapes shkruan " Sipas burimeve tona, kjo eshte java e kthesave te medha ne procesin e privatizimit ne Kosove. Holkeri shkarkon kete jave Marie Fucin".

  • Data 24.02.2004
  • Autor Agim ZOGAJ
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/As2C
  • Data 24.02.2004
  • Autor Agim ZOGAJ
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/As2C