Shtypi ne Kosove | Studimi në Gjermani | DW | 26.03.2004
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

Shtypi ne Kosove

"Ajo qe keni bere eshte me shume se nje krim- eshte nje gabim! Pse duhej te shkaktoheshin keto demonstrate masive dhe djegiet e serishme te kishave dhe xhamive"? Keshtu nder te tjera pyet ne veshtrimin autorial botuar ne " Kohen Ditore ', Rupert Neudeck per te konstatuar se" Me nje goditje dhe per nje dite u harxhua krejt kredia e fituar. Cdokush ne Evrope, ne qarqe dhe seli qeveritare, ne shoqeri te medha, eshte serish i trishtuar, nuk ka nje shpjegim dhe nuk e di sesi bota serish eshte permbysur atje. Edhe vete, nese kam mirekuptimin me te madh per shqiptaret e Kosoves, me duhet qe miqve te mi tu them: tere kjo qe ka ngjare eshte radikalisht kunder interesave te pavaresise dhe sigurise se Kosoves".

Neudeck me tej shton se "Ballkani eshte oborri i pare i shtepise qe quhet Evrope. Dhe ne kete shtepi nuk mund te kete paqe, kur ne oborr te vriten dhe priten njerezit. Dhe per ta bere kete gje, per ta evituar dhe parandaluar, para se gjithash per ta evropizuar Ballkanin - dhe ne kete rast sidomos Kosoven, duhet shume energji. Kjo duhet qe nje territor i tere- ne kete rast serish sidomos Kosova - te paqesohet plotesisht".

" Zeri " analizon se " Kosova, tekefundit, nuk mund te jete i vetmi vend i rajonit ku dikush mendon qe mund te eksperimentoje me kantonet dhe marrezite e ngjashme".

Autori vlereson se "Ekziston nje plan I UNMIK-ut dhe I pushtetit kosovar, I cili ka perkrahjen e plote te te gjithe faktoreve relevante te vendit dhe te shumices absolute te qytetareve te saj. Eshte ky Plani I Standardeve per Kosoven".

Per te perditeshmen" Bota Sot ", "Ekziston dyshimi I plote se as 17 marsi nuk do te ndricohet. Sepse, 17 marsi, ndonese ishte I paralajmeruar, nuk u parandalua. Sepse, sic u pa qartesisht, 17 marsi iu ka interesua me shume se parandalimi I tij. Te pakten nje jave perpara 17 marsit, presidenti Rugova kerkoi nga institucionet e huaja paqeruajtese te Kosoves qe te bejne carmatosjen e popullsise ne lagjen veriore te Mitrovices, te sigurojne kufirin verior te Kosoves qe te mos hyjne nga Serbia ne Kosove bandat kriminale serbe,, qe te mos lejojne veprimin e sherbimeve secrete te vendeve fqinje te cilat duan ta destabilizojne Kosoven ne kete vit zgjedhor".

Per gazeten " Kosova Sot ", e cla I referohet séances se djeshme te parlamnentit te Kosoves " Nese misioni I OKB-se do te kishte konsiderata me te mira per popullin e Kosoves, atehere ne séance e djeshme do ti ishte pergjigjur pozitivisht fteses parlamentare per te marre pjese ne diskutimin e deputeteve per ngjarjet e 17 - 18 marsit. Nese UNMIK-u do ti respektonte kosovaret, atehere nuk do ta kishte perseritur injorimin e nje ftese te legjislativit per tiu bashkangjitur debatit per ngjarjen me negative ne historine e pasluftes".

Nderkaq, " Epoka e Re ", gjithnje duke komentuar ngjarjet 17 dhe 18 marsit, pasi pyet se kush I diegi kishat, me tej shton se "Ne ne vete i kemi tri civilizime dhe gjitnje kemi treguar se mundet te bashkejetohet ne nje mjedis me shume besime. Djegia e kishave nuk besohet te jete projekt shqiptar. Feja ansjehere nuk ka qene baza e perplasjeve. Se cfare po provokohet me kete risi nder ne, do te tregoje koha.Por, kjo shqiptareve po u kushton shume shtrenbjte", komenton " Epoka e Re ".
  • Data 26.03.2004
  • Autor Agim ZOGAJ
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/As1e
  • Data 26.03.2004
  • Autor Agim ZOGAJ
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/As1e