Shtypi ne Gjermani | Studimi në Gjermani | DW | 14.01.2004
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

Shtypi ne Gjermani

Temat qendrore e komenteve te gazetave te sotme ne Gjermani eshte vendimii Komisionit Evropian për të hedhur në gjyq Francën dhe Gjermaninë mbi shkeljet finaciare te Paktit te Stabilitetit të BE-së.

E përdishmja gjermane "Der Tagespiegel" vë në dyshim maturinë në vendimin e Komisionit Evropian për veprim ligjor kundër vendeve anëtare të BE-së lidhur me vendimin e nëntorit për të pezulluar Paktin e Stabilitetit të zonës së euros. Sipas gazetës. Europa vleresohet ,Franca e Gjermania e shkelën paktin, dhe megjithatë nuk janë të gatshme të pranojnë ndëshkimet "e parashkuara në raste të tilla". "Por nëse Komisioni e humb çështjen," shkruan gazeta, "situata mund të bëhet më keq se tani, sepse qeveritë kombëtare do ta kenë edhe më të lehtë që ta trajtojnë paktin si të dëshirojnë" dhe kjo gjë "do ta vriste fare paktin".

Gazeta "Frankfurter Rundshau" komenton se:"Në Evropë nuk duhet të ketë mundësi," "për shkeljen e rregullave të Bashkimit europian pa u ndëshkuar" thjesht sepse shkelësit janë më të mëdhenj se të tjerët. Por perspektiva është me të vërtetë donkishoteske, paralajmëron gazeta. "Nëse komisioni humb, ai do të humbë mbetjet e fundit të kredibilitetit të tij." Por ajo shton se "nëse Gjykata Evropiane mbështet pikëpamjen e komisionit mund të shpërthejë një luftë midis institucioneve të Bashkimit". Me neutralitetin e saj gazeta FAZ (Franfurter algemajne zeitung) kritikon të dy palët në debat. Komisioni Evropian, shkruan ajo, "po sillet si nje femi që humbet kur grindet me dike ne shkolle dhe pastaj shkon tek drejtori për t'u ankuar". Nga ana tjetër, shkruan gazeta, "qeveritë e vendeve në fjalë u sollën me mungesë të paimagjinueshme përgjegjësie" duke lejuar "ngritjen e pikëpyetjeve" mbi paktin. Gazeta argumenton se veprimi ligjor do të intensifikojë garën e tërheqjes së litarit "që është bërë pa kuptim nga fakti se pakti nuk do të respektohet më."

  • Data 14.01.2004
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/As31
  • Data 14.01.2004
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/As31